Administrata Biden pritet të njoftojë këtë javë se asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit 2022, duke zbatuar një bojkot diplomatik të lojërave, sipas disa burimeve.
Ky bojkot, do t'i lejonte SHBA-së t'i dërgojë një mesazh Kinës në skenën botërore pa i penguar atletët amerikanë të konkurrojnë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i cili ka diskutuar privatisht për bojkotin, nuk pranoi të komentojë.
Presidenti Joe Biden u tha gazetarëve muajin e kaluar se ai po diskutonte për një bojkot diplomatik, ndërsa ligjvënësit demokratë dhe republikanë, përfshirë kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, mbrojtën këtë bojkot, në shenje proteste ndaj abuzimeve të të drejtave të njeriut nga Kina.
Nuk pritet një bojkot i plotë, që do të thotë se atletët amerikanë do të lejohen ende të garojnë. Hera e fundit që SHBA bojkotoi plotësisht Lojërat Olimpike ishte në vitin 1980 kur ish-presidenti Jimmy Carter ishte në detyrë.
Ka ndonje lajm tjeter, sepse keta Amerikanet u ben bajat me keto propagandat e tyre
Përgjigju