Foto protestuesish për rikthimin e dënimit më vdekje

Administrata e Trump kryen numrin më të lartë të ekzekutimeve për vitin 2020 se të gjitha shtetet e dënimit me vdekje

16 Dhjetor 2020, 16:47| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 16:52

  • Share

SHBA- Për herë të parë në histori, qeveria amerikane ka kryer numrin më të lartë të ekzekutimeve se sa të gjithë shtetet e tjera të cilat kanë në fuqi dënimin me vdekje, sipas një raporti vjetor të publikuar.

Presidenti Donald Trump ka qenë ai që ka rikthyer dënimin me vdekje pas një pauze prej 17 vitesh, duke kryer gjithsej 10 ekzekutime të burgosurish.

Numrat në rënie të shteteve me programe aktive të dënimit me vdekje kryen vetëm shtatë ekzekutime në vitin 2020 para se disa të vendosnin frenat në programet e tyre të ekzekutimit për të pritur pandeminë. Shtetet kryen 22 ekzekutime në 2019.

Drejtori ekzekutiv i DPIC Robert Dunham tha se kjo ishte një statistikë e pashembullt. Qendra nuk mban anën në debatin mbi dënimin me vdekje, ka thënë Dunham, por ka kritikuar mënyrën sesi shtetet dhe qeveria federale kryejnë dënimin me vdekje, duke veçuar problemet me paragjykimin racor dhe fshehtësinë, ndër të tjera.

Administrata Trump ka edhe tre ekzekutime të tjera të planifikuara përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Një nga ato që është planifikuar të ekzekutohet është Lisa Montgomery, e vetmja grua që do të ekzekutohet.

Ajo u dënua pasi mbyti një grua shtatzënë, 23-vjeçaren Bobbie Jo Stinnett, në 2004 dhe më pas përdori një thikë kuzhine për të nxjerrë vajzën nga barku, sipas autoriteteve.

Nëse Montgomery ekzekutohet siç ishte planifikuar më 12 janar, ajo do të jetë gruaja e parë e ekzekutuar nga qeveria federale në rreth gjashtë dekada. Ekzekutimi i fundit federal është planifikuar për në 15 janar, në ditëlindjen e Martin Luther King Jr., dhe vetëm pesë ditë para inaugurimit të Biden.

Ky rikthim i dënimit me vdekje, ka shkaktuar revolta të shumta te qytetarët të cilet edhe kanë kryer protesta të shumta për këtë vendim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hysni: 16/12/2020 17:36

    Une jam per protesta paqesore. Nuk e kam qejf dhunen e ushtruar e te nxitur nga politika. Me vjen keq qe politika e beri kte. Shtiu me gure dhe nuk e tregoj doren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?