Politikë

Administrata në Elbasan në punë të shtunë e të diel, urdhër i brendshëm për t'u shërbyer qytetarëve

29 Qershor 2019, 21:33| Përditesimi: 29 Qershor 2019, 21:46

  • Share

Në bashkinë e Elbasanit punonjësit e administratës  me anë të një urdhri të brendshëm të lëshuar nga kreu i bashkisë, Qazim Sejdini, kanë qenë në punë ditën e sotme, gjithashtu do të dalin në punë edhe nesër pavarësisht se është e diel dhe ditë zgjedhjesh.

Argumenti i bashkisë Elbasan për këtë urdhër është për arsye që administrata nën varësi e bashkisë të jetë në shërbim të qytetarëve për të siguruar procesin zgjedhor. Në qytetin e Elbasanit, Partia Socialiste do të garojë me Gledjan Llatjan.

Një veprim të tillë për të nxjerrë administratën në punë dhe institucionet në varësi të bashkisë së Shkodrës e ka bërë edhe kryebashkiakja e këtij qyteti, Voltana Ademi. Por motivi ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai i bashkisë Elbasan. Ademi pretendon se në përputhje me dekretin e Metës për të anuluar zgjedhjet dhe duke nxjerrë administratën në punë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do t'i pengojë njerëzit që të marrin pjesë në zgjedhje.

Komento

Komente

  • Bradasheshsi: 30/06/2019 02:19

    Cdo te Beje valle BALLA do shperndaje prape dekodera tv per fshataret e ELBASANIT sic beri VOTIMET e 2017

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?