Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për rishpërndarjen e numrit të punonjësve në administratën publike.
Konkretisht, Qendra e Botimeve për Diasporën shtohet me dy punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 15 punonjës;Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit reduktohet me tr) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të Agjencisë në 41 punonjës; shtohen 6 punonjës për Sekretariatin Teknik të Këshillit Ekonomik Kombëtar.Numri i punonjësve të Kryeministrisë reduktohet me 6 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Kryeministrisë në 150 punonjës.
Numri i punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave shtohet me 6 punonjës, për vitin 2019, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në 5.809 punonjës.
Numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë reduktohet me 14 punonjës, të cilët nuk janë punonjës organikë, por u përkasin mjekëve specializantë, që përfundojnë kontratat e specializimit pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Numri total i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë bëhet 5.629 punonjës.
Numri i punonjësve të Institutit të Shëndetit Publik reduktohet me dy punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 4.257 punonjës.
Numri i punonjësve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2019, shtohet me tre punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 929 punonjës.
Komente
