Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit: Inspektorët tatimorë identifikohen nga këto elementë

23 Korrik, 21:31| Përditesimi: 23 Korrik, 21:40

  • Share

Duke qenë se kjo periudhë shënon pikun e sezonit turistik, Administrata Tatimore i kërkon Tatimpaguesve të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj individëve, të cilët prezantohen pranë subjekteve të tyre si inspektorë tatimorë.

Tatimet njoftojnë se tatimpaguesit që të tregojnë kujdes dhe të denoncojnë çdo përballje me persona të dyshimtë, ndërsa theksohet se punonjësit që ushtrojnë detyrat funksionale kanë disa elementë identifikues, siç është badge, udhri i punës dhe uniforma dalluese.

“Punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet dalluese si më poshtë: Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë), urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse, uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore. Ju inkurajojmë të mos hezitoni për të denoncuar çdo përballje me persona të dyshimtë, që nuk disponojnë elementet e mësipërm, në kanalet zyrtare të komunikimit të Administratës Tatimore”, thuhet në njoftim.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?