Kronikë

Administratorët e pallateve: Përgjegjës kompania që mirëmban ashensorët, çdo muaj duhet të kontrollojë defektet teknike

13 Shtator 2021, 12:58| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 15:24

  • Share

Për administratorët e pallateve, kompania që mirëmban ashensorët është përgjegjëse për defektet teknike që mund të kenë ashensorët e pallateve. Në një prononcim për Report Tv, dy administratorë pallatesh në Tiranë thanë se kompanitë e mirëmbajtjes së ashensorëve duhet të bëjnë çdo muaj kontrollin teknik të tyre dhe në përfundim duhet të dorëzojnë një procesverbal. Ato theksuan se në rast se konstatohen probleme, duhet të lajmërohen menjëherë kompaninë e kontrollit teknik dhe të evidentojë problematikat. Pasi i evidenton duhet të bëjë edhe shërbimet përkatëse.

‘Është e evitueshme, kompania që mirëmban ashensorin duhet ta kontrolloje dhe nëse e kontrollon sipas rregullave duhet të bëje edhe shërbimet përkatëse që i takon dhe mendoj se nuk janë bërë kontrollet sipas rregullave. Administratori duhet të bëjë një kontratë me një kompani mirëmbajtje, dhe duhet të kërkoj llogari dhe tu tregojë banorëve ku janë defektet. Akoma nuk është vendosur që të ketë një detyrim për pagesën e mirëmbajtjes. Tekniku duhet tua bëj të qartë administratorin se duhet ta mbyllë ashensorin nëse është me defekt. Problemet janë nga më të ndryshme, ashensori duhet mirëmbajtur. Kur i kemi marrë ka qenë korrekt, problem është se duhet të vijnë më shpesh të bëjnë kolaudimin e tyre. U këput kava, por përgjegjësia është e mirëmbajtësve të ashensorit.’- tha administratori.

Një tjetër administrator u shpreh se ishte vet ai që kishte konstatuar një kavo të shkëputur dhe se ka lajmëruar përgjegjësit teknik të ashensorëve të cilët i kanë dhënë zgjidhje.

‘10 mijë lekë të vjetra duhet të paguajnë. Vijnë një herë në muaj bëjnë kolaudimin, dhe më japin mua dokumentin për kolaudimin. Kam pasur një rast kur desh u shkëput kavo, lajmërova teknikët e ashensori dhe erdhën e kontrolluan. E konstatova se kishte defekt ashensori, ishte gati për tu këputur blenë kavo të re dhe u rregullua.’- tha ai.

Banorët thanë se sipas tyre është një papërgjegjshmëri edhe administratorëve të pallatit, pasi ato paguajnë rregullisht.

‘Kjo është një papërgjegjshmëri e administratorit të pallatit. Në pallatin ku jemi neve bëhet kontrolli çdo muaj dhe paguajmë rregullisht për shërbimet. Nuk kemi pasur asnjë problem. Administratori duhet për të gjitha. Këtu tani këto nuk japin lekët dhe administratorët largohen.’- thanq disa qytetarë.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?