Administratori i një pallati në zonën e Unazës së re ka folur për Report Tv pas incidentit ku çifti i bashkëshortëve mbetën të plagosur pasi ashensori ra nga kati i 5 në 0. Ferik Mbrati tha për gazetarin Sokol Dema, tha se këto probleme janë të mbartuara pasi në shumë raste kolaudimi bëhet në mënyrë të paligjshme. Aministratori Ferik Mbrati dha edhe disa shkaqe që mund të çojnë në shkëputjen e ashensorit.
“Problemet me ashensorët nuk janë të sotmet. Janë të mbartuara. Që nga kolaudimi në fillim, pasi dorëzohet pallati, dorëzohet me të gjitha, ashensorët, me standardet, me sensorët. Pallatet nuk janë dorëzuar, nuk janë kolauduar.
Edhe nëse janë kolauduar janë kolauduar në mënyrë të paligjshme. Se duhej ta kolaudonte kompania që e vendos. Duhej ta merrte bashkia. A kanë dokumentacion këtë ashensorë, asnjë nuk ka. Kompania ka bërë një mikser, kafazin mund ta prodhojë këtu, motorin nga Turqia, bëjnë një mikser, e montojnë, një procesverbal që u vë ashensori. A është kolaudim kjo? Jo. Kolaudimin e bën ndërtuesi, kompania e dorëzon me të gjitha të dhënat, nuk ka një katalog për ashensorin. Kontrollet periodike janë. Në këto raste ka sakaq, mund të jetë të ftohtët, frenat nuk funksionuan, mund të jetë luhatja e tensionit. Kur tensioni nuk është normal bobina e drenave nuk është normal, ashensori bën lëvizje të pakontrolluar. Mbi kapacitetin nuk funksionon. Edhe ndodhin këto pastaj, bën lëvizje të pakontrolluara ashensori. Kur thotë katër persona, hyp katër, jo 6. Plus mban nja dy valixhe edhe ndodhin këto”, tha Ferik Mbrati për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Shkëputja e ashensorit në Tiranë, shkak tejkalimi i kapacitetit! U futën 5 anëtarë të familjes, nga 3 që lejohej! IShMT: Funksiononte prej 11 vitesh, i paregjistruar
SI.E.//ReportTv.al