Markus

Drejt Punës
Lifestyle

Adoleshenti autik mahnit me pikturat, shiten për mijëra dollarë (FOTO)

7 Janar 2020, 19:04| Përditesimi: 7 Janar 2020, 19:06

  • Share

Kur Markus u diagnostikua me epilepsi dhe autizëm kur ishte vetëm një foshnje, nëna e tij nuk pranoi ta dërgonte në një shtëpi kujdesi, megjithëse ishte vënë disa herë nën presionin e mjekëve.

Ajo tha se ai kurrë nuk do të ndihej mirë atje sepse nuk do të kishte nënën e tij afër.

Frymëzuar nga dashuria e tij për artin, Markus filloi të pikturojë.

Tani punimet e artit të 13-vjeçarit janë ekspozuar në të gjithë botën dhe shiten për mijëra dollarë.

Nëna e Markusit, Natalya foli për Shërbimin Rus të BBC për talentin e djalit të saj. 

Markus më ka kërkuar që në moshën 6-vjeçare të pikturonte, më kërkonte një letër dhe laps por gjithmonë e kam menduar si një lojë për të.

Vizatimi i tij i parë ishte hija e nënës së tij, ishte një skicë por ishte e mrekullueshme, me kompozimin e çdo gjë.

Nëna e tij u shpreh se ka menduar në fillim se ai do të pikturonte një mollë apo pemë, diçka më të thjeshtë por jo. 

Këtu kuptova çfarë talenti të fshehur e të mrekullueshëm ka djali im edhe e gjithë bota duhet ta njohi atë”, tha për BBC-në Natalya.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?