Tommy Cherry

Adoleshenti amerikan thyen çdo rekord! Zgjidh kubin e Rubik me sy mbyllur

21 Janar 2022, 22:18| Përditesimi: 21 Janar 2022, 22:22

  • Share

SHBA- Të zgjidhësh kubin e Rubik është e vështirë, por ta zgjidhësh atë me sy mbyllur duket gati e pamundur! Këtë ka arritur të bëjë Tommy Cherry, adoleshenti amerikan që tashmë ka thyer Rekord Guinness.

Videoja ku Matias zgjidh kubin me sy të mbyllura ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka habitur shikuesit.

“Ky ishte një moment kaq i mrekullueshëm kur e gjithë koha dhe përpjekjet që kam bërë gjatë viteve më në fund u shpaguan herën e parë që theva rekordin botëror,” tha adoleshenti.

Cherry ka gjashtë vjet e gjysmë që praktikon zgjidhjen e kësaj enigmës.

"Më kujtohet saktësisht dita kur mësova se si të zgjidhja një kub - 30 korrik 2015. M'u deshën disa javë pas kësaj për të mësuar përmendësh të gjitha hapat në mënyrë që të mund ta zgjidhja kubin pa pasur nevojë për ndihmën e një tutorial," tha Tommy.

Në 2021 Tommy zgjidhi kubin e Rubikut në vetëm 14,67 sekonda në konkursin e Vjeshtës në Florida të Shoqatës Botërore të Kubimit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?