Adrian Bajrami (23 vjeç) shkaktoi një 'rrufe në qiell të pastër' për FSHF-në dhe opinionin futbolldashës në vend, pasi mbrojtësi që ishte pjesë e Kombëtares, refuzoi Shqipërinë për t'u bashkuar me Zvicrën.
Për këtë temë janë prononcuar edhe trajneri i 'helvetëve' dhe drejtori sportiv i Zvicrës. Trajneri Murat Yakin është shprehur i lumtur që do kenë mundësinë të mbështeten te Bajrami.
“Bajrami është një lojtar interesant. E kemi ndjekur gjithmonë nga afër dhe tashmë jemi të lumtur që do të luajë për ne”, ka theksuar Yakim në konferencën për shtyp.
Nga ana tjetër, drejtori sportiv i ekipit, Pierluigi Tami, zbuloi se Zvicra ka qenë në kontakte të vazhdueshme me mbrojtësin që ka luajtur tre ndeshje miqësore për ekipin A të Shqipërisë.
“Me Adrianin kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe na u bë shumë qejfi që zgjodhi Zvicrën”, tha zyrtari.
Adrian Bajrami
Komente
