Pierluigi Tami dhe Murat Yakin

Sport

Adrian Bajrami 'tradhtoi' Shqipërinë për Zvicrën, trajneri dhe drejtori i helvetëve: Jemi të lumtur që e kemi

3 Shtator, 10:31| Përditesimi: 3 Shtator, 10:34

  • Share

Adrian Bajrami (23 vjeç) shkaktoi një 'rrufe në qiell të pastër' për FSHF-në dhe opinionin futbolldashës në vend, pasi mbrojtësi që ishte pjesë e Kombëtares, refuzoi Shqipërinë për t'u bashkuar me Zvicrën.

Për këtë temë janë prononcuar edhe trajneri i 'helvetëve' dhe drejtori sportiv i Zvicrës. Trajneri Murat Yakin është shprehur i lumtur që do kenë mundësinë të mbështeten te Bajrami.

“Bajrami është një lojtar interesant. E kemi ndjekur gjithmonë nga afër dhe tashmë jemi të lumtur që do të luajë për ne”, ka theksuar Yakim në konferencën për shtyp.  

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i ekipit, Pierluigi Tami, zbuloi se Zvicra ka qenë në kontakte të vazhdueshme me mbrojtësin që ka luajtur tre ndeshje miqësore për ekipin A të Shqipërisë.

“Me Adrianin kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe na u bë shumë qejfi që zgjodhi Zvicrën”, tha zyrtari.

Adrian Bajrami 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?