Ish-futbollisti rumun Adrian Mutu pranoi se mund të kishte fituar 'Topin e Artë', por gabimi më i madh i jetës së tij, konsumimi i kokainës, e bëri të pamundur.
Adrian Mutu iu bashkua Chelseat nga Parma për 20 milionë euro në 2003 dhe menjëherë u bë lojtar titullar nën drejtimin e Claudio Ranierit, duke shënuar 10 gola në sezonin e tij të parë.
Megjithatë, me kalimin e Jose Mourinhos në stol statusi i tij ndryshoi dhe gjithçka kulmoi në tetor 2004, kur ai rezultoi pozitiv për kokainë. Pasoi një pezullim shtatë mujor dhe fundi i periudhës së tij te Chelsea.
"Marrja e kokainës ishte gabimi më i madh. Isha i vetmuar dhe i trishtuar, por as depresioni nuk mund të justifikojë atë që bëra. Duhet të kisha kërkuar ndihmë. Mësova shumë prej saj dhe u bëra një person më i mirë", tha Mutu.
Pas skandalit, ai nuk luajti më për Chelsean, por ringjalli karrierën e tij në Itali. Ai shënoi 69 gola në pesë sezone për Fiorentinën, ndërsa kaloi edhe një sezon te Juventusi.
Ai mbetet i bindur se mund të kishte arritur më shumë.
"Unë kam qenë ndër më të mirët në botë për më shumë se një sezon, mund të kisha fituar 'Topin e Artë'. Vendimet e këqija më kushtuan. Mundohem të mos fajësoj shumë veten", tha Mutu, rumuni që tani ka rolin e trajnerit.
Komente
