4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin

25 Prill, 13:28| Përditesimi: 25 Prill, 15:50

  • Share

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së Rithemelimit ka bërë me dije se sot ka kallëzuar në SPAK Lulzim Bashën, bashkëshorten e tij Aurela Basha dhe Erion Isufin, vëllai i Aurelës.

Mësohet se Kalaja i ka kallëzuar penalisht për akuzën e Falsifikimit të Dokumenteve, Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie edhe disa akuza të tjera.

‘Subjekti i kallëzuar është deputeti Lulzim Basha i cili referuar provave në bashkëpunim me shtetasen Aurela Basha, Erion Isufi kanë konsumuar vepra penale duke filluar që nga shtrëngimi me anë të kanosjes për përfitim pasurie, e cila në zhargonin e përditshëm quhet gjobëvënie.

Po ashtu ai është kallëzuar për falsifikim dokumentash dhe korrupsion pasiv në kohën kur ishte ministër i transporteve e shumë akuza të tjera. Unë kam paraqitur në SPAK prova të reja që lidhen me lobimin në Amerikë për foton me presidentin Trump dhe për të cilin flitet se janë para ruse."- tha Kalaja.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lulzim: 27/04/2024 06:30

    Bravooooo???????? rithemelimi i NON GRATA SB = SPIUNI IM = SHQUP = PD = LSI = Lesheli = Foltore = Lulzim B = Gazmend B = PAA = PBDNJ = LZHK = PAD = Opozita qe jaaarebi do te vij ne Pushtet ne vitin 2030 , sepse Sovrani Popull me 77 deputete te PS+PSD do te te jape Mandatin qeverises PSocialiste edhe ne 2025 - 2029 , me mbi 80 deputete . Rilindja Socialiste do te ece vetem PERPARA ????????

    Përgjigju
  • Iris: 26/04/2024 01:26

    Qenka hedhur Berisha ne hakmarrje politike!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?