Objekti shtesë pa leje i Adriana Kalasë

Banorët e pallatit denoncojnë Adriana Kalanë për ndërtim pa leje, nisin hetimet, IMT e gjobit dhe vendos prishjen e objektit shtesë

7 Gusht, 16:55| Përditesimi: 7 Gusht, 17:21

  • Share

 

Duket se për t'u freskuar nga vapa e gushtit e për të bërë një verandë sipas dëshirës së saj, edhe pse e di mirë që duhet të marrë leje e të respektojë proçedura, Adriana Kalaja, i ka injoruar ato , madje edhe banorët e pallatit ku ajo banon, të cilët janë shprehur të shqetësuar për strukturat metalike, zhurmat e montimeve dhe sidimos mungesën e marrjes se lejes për to. 

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, është kapur në flagrancë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, duke kryer veprën penale të ndërtimit pa leje. Ajo është denoncuar nga qytetarët e pallatit ku banon në zonën e Kodrës së Diellit.

Në procesverbalin nr.5262 datë 7.8.2024 është konstatuar ndërtimi pa leje me sipërfaqe 24m2 në banesën e zonjës Kalaja në zonën e Kodrës së Diellit. “U konstatua vendosje pergolat me strukturë metalike me përmasa 3m gjerësi dhe gjatësi 8m, në total 24 m2. Gjatë kontrollit të ushtruar në objekt, u konstatua vendosje tende pergolat e paparashikuar në projekt”, thuhet në procesverbalin e firmosur nga tre inspektorë.

Sipas procedurës ligjore të parashikuar në këtë rast, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka marrë vendimin për prishjen e këtij objekti, duke vendosur në dijeni edhe palën që ka kryer shkeljen ligjore.

Për këtë rast është njoftuar edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimin për ndërtim pa leje. Ndërkohë që IMT i ka dorëzuar palës që ka kryer shkeljen edhe gjobën e përllogaritur në bazë të shkeljes së kryer.

Kohët e fundit, institucionet shtetërore kanë shtuar patrullimet dhe verifikimet në zonat e ndryshme nisur nga fakti se shumë banorë, ashtu si edhe rasti i Adriana Kalasë, duan të përfitojnë nga momenti kur institucionet janë me staf të reduktuar, prej nisjes së pushimeve, për të kryer ndërtime të paligjshme.

Kjo nuk është hera e parë që Adriana Kalaja përballet me drejtësinë. Vetëm muajt e fundit, ajo është nën hetim mbi disa ngjarje të ndryshme për disa vepra penale nga Prokuroria e Tiranës, si “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • azizi: 26/08/2024 18:30

    Bravo bashkia sukses i pa pare, ne na mbyten kioskat dhe nuk i sheh njeri. shikoni kiosken ne rr. ferit xhajko pallati 50 qelb era plonca dhe nuk nderhyn njeri megjithe ankesat e banoreve

    Përgjigju
  • Eli: 08/08/2024 19:24

    Mediokriteti ne fund . Cfare ka ndertim pa leje? Tenda e diellit? Sa cudi Bashkia sheh tendat dhe jo hotelet qr ngrihen me para te pista

    Përgjigju
  • whocares: 08/08/2024 08:31

    Ky eshte kulmi i hipokrizise dhe i perdorimit te autoritetit per politike. Bashkia paska marre seriozisht kerkesat e banoreve! Hahahaha. Une telefonoj cdo dite tek Bashkia e Tiranes per shkelje nga me te ndryshmet por nuk vijne kurre. Kulmi eshte kur i shoh policet bashkiake qe e marrin ate 500 Lekshin qe ti lejoje shitesit ambulante te shesin ne rruge. Bashkia lejon zaptuesit te shkaterrojne hapesiren publike. nuk ndalon pronaret rrugecer te lokaleve qe nuk te lene te kalosh ne rruge por per cadren e Adrianes angazhohen ne kapacitet te plote. Mallkuar qofshi e ju rente kanceri te gjitheve si Bashki!

    Përgjigju
  • ZENUN HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 08/08/2024 08:22

    Shqipria ska shtet, ska ligj , ska regulla e populli Shqiptar po vuan vetēm se ska drejtus korekt. Po kjo palaço Adriana Kalaja qē çiret nēpēr protestat e Sali Bajgēs pse nuk veprohet me njē reagiert tē shpejt ti prishet ndērtimi pa leje e ti vendoset gjoba mē e shtrenjt. Kjo prandaj do kthimin e Sali Bajgēs se do anarshi, vjedhje, vrasje e rēmpall.

    Përgjigju
  • Llesh: 08/08/2024 06:47

    Ju jeni nje band hajdutash miljona euro i placketet keti populli te varfer . Skeni turp dhe beni shou per nje tende.

    Përgjigju
  • Eldi: 07/08/2024 23:27

    Kjo lopa pak e ka gjoben po turp i madh ama ta pengosh tjetrin te vere nje cope strehe ne mes te vapes. Turp me ligje naziste

    Përgjigju
  • Dakord: 07/08/2024 21:08

    E urren gjithë dynjaja këtë plehrë prandaj e denoncojnë, por ama tenda nuk është ndërtim.

    Përgjigju
  • LUAN: 07/08/2024 20:33

    Hahahahahhaa clate nam . Eshte e sigurte qe do zbatohet si vendim prishje ne kat te fundit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?