Ish deputeti i PD-së, Azgan Haklaj dhe mbështetësja e Sali Berishës, Adriana Kalaja janë përfshirë në një përplasje të ashpër në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj.
Ka qenë kriza e PD-së ajo që ka sjellë debatin e ashpër të dy mbështetësve demokratë të cilët e kaluan debatin edhe në personal.
Haklaj akuzoi Kalanë se ka shkuar në çdo parti të mundshme për të bërë karrierë, ndërsa kjo e fundit e ka cilësuar si mosmirënjohës pasi Berisha e ka nxjerrë nga burgu dhe e bëri deputet, ndërsa sot i del kundër.
Pjesë nga debati:
Kalaja: Nëse s’më lë të flasë, Arbër më jep leje
Haklaj: Nëse dëshiron me ik, ik. Ke shkuar nga partia në parti.
Kalaja: Jam shumë krenare që kam qenë te Libra. Bravo i qoftë Sali Berishës që më prishi mendjen dhe më mori nga Rilindja. Nuk jam e pa morale si ju.
Haklaj: Këtë nuk ja lejoj, as ty as askujt. Të thërras njerëz që kanë kontribuar në parti të tjera dhe sot janë pjesë e Këshillave të partive të tjera... të flasin ata që i kanë bërë dëm partisë demokratike dhe janë në gjykatë pjesëtare të partive të tjera. Kanë partitë e veta. Rithemelimi ka dalë nul dhe kjo flet në emër të PD. Këta i kanë bërë dëm PD-së.
Kalaja: Më jepni leje të largohem dhe unë se kam problem fare. Këtë e nxori Berisha nga burgu dhe e bëri deputet. Sali Berisha po tregon se kush është lideri i vërtetë.
Haklaj: Më futi në burg Meta dhe ti sot je në partinë e tij.
Kalaja: Është një grup shumë i vogël i larguar nga PD. Por për fat të keq meqë ne ndodhemi në këtë regjim po mbajnë peng vulën.
Adriana Kalaja, lë studion.
Kjo është hera e dytë që mbështetja e Berishës lë studion pas debateve të ashpra.
Komente
