Një grup militantësh të përhershëm të PD-së janë mbledhur sot (31 Janar) para Bashkisë së Tiranës.
Mes tyre edhe Adriana Kalaja, e cila mbajti një fjalim përpara protestuesve të pakët, duke e ‘shfrenuar’ edhe më tej fantazinë e saj, me sulme ndaj SHBA-ve dhe SPAK-ut.
Ajo i kërkoi kreut të Prokurorisë së Posaçme dorëheqjen, duke e quajtur palaço dhe sharlatan.
“Më thënë të drejtën, mua më bëhet qefi që na japin aq fuqi. Ne arritëm deri në atë pikë sa e kthejmë dhe Baton Haxhiun kundër SPAK-ut. Ti, Altin Dumani, vetëm për kaq duhet të japësh dorëheqjen. Unë e kam thënë dhe jeni dëshmitarë të paktën ju këtu, që unë më shumë vlerësoj ndihmën që i ka dhënë drejtësisë Nuredin Dumani, sesa një palaço sharlatan që zbaton urdhrat politik përpara ligjit dhe Kushtetutës”, u shpreh ajo.
Dhe më tej akuzat ndaj Amerikës se bën orgji.
“Pse u shqetësua kaq shumë Dumani? Sepse është po i njëjti Duman që na thoshte: “Na ka thënë Amelika, na ka dhënë urdhër Amelika, na mbështet Amelika.” Kush Amerika more? Amerika e orgjive të Biden-it, Amerika e antimoralit apo Amerika e antifamiljes? Jo, Jo, Amerika është kjo, dhe gongu për ju ka rënë më 5 nëntor dhe ju në panik e sipër nuk dini ç’bëni. Nuk dini çfarë të merrni masa për të shpëtuar veten, por ajo që duhet të merrni masa ju është të merrni një avokat të mirë sepse të gjithë ju do shkoni para ligjit, duke filluar që me ty, Olsi Dado (prokurori i SPAK)”, vijoi Kalaja.
Dhe në fund një akuzë për partitë e reja dhe liderët e tyre.
“Nuk duhet të bëjmë këtë protestën e Facebook-ut. I keni parë, na jepen dhe mend, çfarë është ajo protestë, sa pak numra, po bëhet kështu, po nuk lihet me këtë datë, po pse kaq larg, po pse nesër, po pse pasnesër? Hajde, hajde këtu, kush do protestë të vijë këtu, duke përfshirë dhe ata sharlatanët e partive të reja. Keni dëgjuar ju të bëjnë ndonjë deklaratë për deklaratat e Arben Ahmetajt? Ku janë këta, këta që do na rrëzojnë Edi Ramën”, përfundoi anëtarja e Këshillit të Apelimit të PD.
Ka ardhur koha,qe edhe shtypi te "reflektoje" ...... Eshte shume e rende dhe bile "baltosje" e vete shtypit,qe "prodhon" lajme me figura palaco,si kjo ne kete "lajm" ..... Keto lloj "figurash",shfrenojne flalorin,vetem e vetem te behen "lajm" ! Cfare vlere ka per nje lexues dhe publik "normal",te informohet,apo te degjoje se cfare nxjerr nga "goja" (se mend nuk ka),nje personazh pa asnje lloj vlere ?! Rruga e Dibres
PërgjigjuA është normale që një rr/curvet të ofendojë një figurë, dhe një drejtues institutcioni të nderuar, që krimineli Berisha ja ushqen këtyre miopëve dhe militantëve ordiner që i shkojnë nga pas.
Përgjigju