Topmodelja Adriana Lima

Adriana Lima, ‘muza’ e Botërorit të Brazilit, pothuajse e panjohur në stadiumet e Katarit

30 Nëntor 2022, 08:27| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 08:49

  • Share

Modelja legjendare nga Brazili, Adriana Lima, ishte “fytyra” e eventit kur vendi i saj priti Kupën e Botës në vitin 2014 dhe mori pjesë në disa reklama.

Adriana Lima, 41 vjeçe, e lindur në Brazil, që në moshë të re kishte një tërheqje ndaj sportit, por pasi ndoqi karrierën si supermodele, u kufizua vetëm në mbështetjen e ekipeve kombëtare të vendit të saj.

Brazilianja e cila ishte një nga engjëjt më të njohur të Victoria's Secret aktualisht ndodhet në Katar dhe po shikon Kupën e Botës me vajzat e saj duke dashur të shohë Brazilin të fitojë trofeun e tyre të 6-të.

Lima është parë në tribunat e ndeshjes Brazil-Zvicër për Botërorin 2022 në Katar, mjaft ndryshe, me kilogramët ende të pahequra nga shtatzënia, pasi në shtator solli në jetë fëmijën e saj të tretë.

Lima po viziton kompani të njohura në Katar dhe është e pranishme në gala të FIFA-s. Ajo nuk i ndahet fanellës së Brazilit. Lima në Katar shoqërohet nga dy mikeshat e saj serbe.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?