Kreu i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në një intervistë për Report Tv ka pranuar se është i gatshëm të bëjë pakt edhe me Partinë Socialiste për të mirën e Shqipërisë. Teksa tha se nuk ka dashur të "shitet" te asnjë parti, shtoi se nëse bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve është gati të bëjë pakt edhe me djallin.
"Jam kundër ndryshimeve në Kod Zgjedhor. Lëvizjet në sistem se dëmtojnë ballin kombëtar. Per ndryshimet në kushtetutë unë kam votuar kundër. Nuk shkon kjo pyetje sepse smë lidh asgjë me të majtën kam dashur disa herë të jap sinjale për këtë politikë. Mund të dija të shkoja dhe në një subjekt tjetër por kam zgjedhur të vazhdoj traditën e të parëve të mi. Skam zgjedhur të shitem se po të ishte kështu do e kisha bërë mirë e bukur.
Ka një gjë se si e majtja dhe e djathta. Kam dashur të jap një sinjal politik se nëse politika do të mbajë ballin kombëtar jam i gatshëm të bëj bashkëpunim për të mirën e qytetarëve dhe me djallin. Edhe me të djathtën. Nëse duhet për të mirën e Shqipërisë mund ta bëj këtë bashkëpunim dhe me të majtën. Nëse Edi Rama na ndjek i them se jam gati ta bëj këtë", tha Alimadhi.
Kurse sa i përket PD-së ai ka deklaruar se ajo është goditur nga disa elementë. Opozita sipas tij ka lëvizur nga e djathta dhe ka shkuar në qendër. Këtu i referohet edhe partive të reja të krijuara nga ish-deputetë të opozitës të larguar nga PD si Topallit dhe Murrizi.
"Unë nuk dua dhe skam dëshirë të futem në idetë dhe mendimet se çfarë bëjnë partit e tjera. E djathta në shqipëri është goditur dhe bvahzdon të goditet. PD ka bërë gabim. Duhet të kishte bërë kujdes në përzgjedhjen e elementëve. E djathta është goditur nga elementë të caktuar.
Lëvizjet politike çfarë sollën në Shqipëri gjatë kohës që morëm mandatin. PD LSI me një bashkëpunim të ngushtë me njëri tjetrin. E majta dominon në institucione në kocept. PD ka larguar pak të djathtën dhe është afruar në qendër. Opozita e atëhershme që doli përballë komunizmit, mendoj se nuk janë trajtuar si duhet por ne do të ishim një zë në PD ndoshta për të dhënë dhe ide. Shqipërisë i mungon një alternativë e duhur kombëtare. Ka filluar të zgjohet faktori kombëtar. Sepse ka filluar ti japë shkëndijat e para pavarësia e kosovës", shtoi më tej deputeti.
Adriatik Alimadhi është ndër deputetët e parë që është infektuar nga Covid në Kuvendin shqiptar dhe e ka fituar këtë betejë. Por ndonëse ia ka dalë mbanë, sot ai tregon vështirësitë që ka kaluar dhe pasojat që i ka lënë Covid-i. Këtu përmend dhimbjet muskulare që i shkaktojnë vështirësi në të lëvizur edhe sot.
"Ka qenë një situatë jo e mirë e imja. kam qenë ndër të parët që jam prekur. Kam falenderuar bluzat e bardha më kanë shërbyer me kujdes të veçantë. Kam qenë në kushte të vështira se mund të ndahesha nga kjo jetë. Mbyllja brenda vetvetes sepse kjo është një sëmundje që të pushton dhe të vë përpara.
Pavarësisht problemeve që më janë rikuperuar, kam një problem që dua tua them të gjithë atyre që më dëgjojnë. Aktualisht që jam i ulur këtu kam një lodhje të muskujve të trupit që kanë të bëjnë me lidhjen e kockave që më shkaktojnë probleme në ulje dhe në çuarje. kjo do lëvizje, durim dhe vullnet. Në gjendjen që unë kam qenë. Kur isha në kushte të vështira doja të shijoja jetën", tha deputeti.
Ky kokrra e trapit do mendoj per te miren e shqiperise
Përgjigju...... na turpëroi ky luvgat
PërgjigjuBEJ GJIMNASTIKE PERDITE O ALIMADH,,,QE TE FORCOSH MUSKUJT DHE BEJ ECJE NE KEMBE PER 1 ORE NE DITE TE PAKTEN NGA LIQENI,,,,DHE BEJ USHTRIME NE SHTEPI PERDITE ME GIRA E SUSTA...
PërgjigjuBravo, Basha ka shku ne qender e ti po shkon ne ekstremin tjetwr. Alivogel.
PërgjigjuHajde te thuash qe e kishte gabim Shefqet Musaraj
PërgjigjuBalistet po balliste mbeten, te pabesueshem. O Karimadhi po çfare eshte ky, nje plan B i PD-se per te larguar elektoratin e majte nga PS-ja? Po qene budallenj ata te PS, le tju pranojne. Ju jeni partia e turpit te kombit shqiptar, prandaj edhe PD-ja iu pranoi, se eshte nje parti po aq e dhjerë sa ju.
Përgjigjuje gati per te mirat e tuja jo te shqiperise. se Shqiperia e ka yllin e vet Edi Rama.
PërgjigjuDo kenaqen socialistet ne pula tani
PërgjigjuTi je kokrra legenit, po me legen eshte ai qe te futi ne liste per deputet ne 2017. Ku di ti cfare eshte e mira e shqiperise, ju jeni ca vemje te lodhura qe kur te dilni ne rruge do tju marrin me shpulla.
Përgjigju