Kronikë
Top 24

Adriatik Cama ‘ngeci’ në rrjetën e Vettingut/ Kolegji lë në fuqi vendimin e shkarkimit

18 Shkurt 2019, 22:03| Përditesimi: 18 Shkurt 2019, 22:06

  • Share

Shkarkimi i Prokurori të Tiranës  Adriatik Cama, i cili nuk ka mundur të kalojë sitën e Vettingut, është lënë në fuqi edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit e kryesuar nga Ardian Hajdari, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo, shqyrtoi sot në dhomë këshillimi, ankimin e bërë nga Cama, për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi atë nga detyra disa muaj më parë. KPK, e shkarkoi nga detyra si të përfshirë në korrupsion, pasi nuk ka mundur të justifikojë burimet e pasurisë si dhe për kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar.

Cama është ndër të parët prokurorë të shkallës së Parë që ju nënshtrua procesit të Vettingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dha atij notë ngelëse e ndërkohë edhe KPA la në fuqi sot vendimin për shkarkimin e tij. Prokurori Cama, i ka cilësuar më herët të padrejta rezultatet e hetimit administrativ kundër tij për të tre kriteret e rivlerësimit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?