Sali Berisha

Opinion

Adriatik Doçi: Bojkoti i 9 nëntorit, pse PD-së i janë kthyer zgjedhjet në fobi dhe a do kërkojë të bëhen një herë në 10 vjet?

6 Tetor, 09:55| Përditesimi: 6 Tetor, 11:15

  • Share

Shkencat psikologjike njohin rreth tre mijë frikëra të njeriut. Disa nga frikërat më të pazakonta janë; ablutofobia, frika për t’u larë, antrofobia, frika ndaj luleve, spectrofobia, frika për t'u parë në pasqyrë, genufobia, frika ndaj gjunjëve, heliofobia, frika nga dielli, korofobia, frika nga kërcimi etj.

Partia Demokratike, e cila personifikohet me Familjen Berisha, ka zhvilluar një frikë ndaj zgjedhjeve. Nuk është frikë irracionale, por pasojë e traumave elektorale. Ka 16 vite që humbet çdo palë zgjedhje; lokale, qëndrore dhe të pjesshme.

Si një rrokullisje në inerci, çdo humbje është pasuar me një disfatë më dramatike, sa që vitet e fundit, pronari i PD-së, Sali Berisha, përton të modifikojë edhe alibinë e humbjes, por i bie shkurt duke përdorur të njëjtën, me të cilën ka justifikuar humbjen paraardhëse.

Ashtu si një qerrata provokon dikë duke i hedhur një gjarpër fals pranë këmbëve duke e ditur që tjetri që po shpotit ka fobi ndaj gjarpërinjve, edhe Edi Rama provokon herë pas herë Sali Berishën, duke sajuar zgjedhje të pjesshme mes zgjedhjeve vendore dhe të përgjithshme. Është një prishje rehatie deri në sëkëlldisje e kumbarit të SHQUP-it që ndoshta Ramës i shkakton kënaqësi.

Ende pa u fashitur turpërimi i 11 majit, Edi Rama nxitoi duke sajuar zgjedhje në gjashtë bashki, me qëllim për t'i dhënë një tjetër goditje kundërshtarit të lodhur, por të pasur, i cili ende nuk është ngritur në këmbë nga rënia e fundit.

Për shkak të paligjshmërisë së shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, Sali Berisha kishte arsye politike dhe juridike t'i bojkontonte këto zgjedhje, siç edhe sinjalizoi i keqpërdoruri i tij Belo Këlliçi tre ditë më parë. Por, për të mos i dhënë të drejtë Lulzim Bashës për bojkotin e zgjedhjeve të 2019 dhe për t'ia faruruar atij dorëzimin e 61 bashkive në tavolinë nga fobia e humbjes, Sali Berisha zgjodhi një tjetër bojkot të zgjedhjeve të 9 nëntorit; Mbështetje ndaj kandidatëve të pavarur.

Përmes këtij bojkoti laraman, duke qëndruar si tifoz në betejën elektorale, realizon tre qëllime; Nuk e trazon rehatinë e pushtetit të tij në opozitë pavarësisht humbjes, shmang diskretitimin e përsëritjes së alibisë së humbjes dhe vijon të mbajnë ngarkuar në kurriz të Lulzim Bashës pasojat e vendimit të tij bashkë me Ilir Metën për të bojkotuar zgjedhjet e 2019 dhe djegien e madateve.

Por, si një datë që të ka caktuar nga doktori për t'u bërë operacion, zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbahen në 2027, pas një viti e gjysmë. Përballja me fobinë ndaj zgjedhje është e pashmangshme, vetëm nëse do të kërkojë që zgjedhjet të mbahen një herë në 10 vite! Dhe kjo ndoshta nuk do të ishte një ide e keqe për Edi Ramën!/ Marrë nga profili në Facebook

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?