E ka ditur se MAGA mund t'i kthehet në MAGMË, e cila në vend të heqjes, të përvëlon bashkë me damkën e korrupsionit. Ndaj, në përpjekjen për të blerë nderin e humbur, taktikisht ka operuar si madhështor.
Për të futur në veprim cash-in Zenit, ka gjetur 'dy shkopinj sushi', duke mos prekur asgjë me duart e Familjes. I pari, Nuredin Seci, një elektriçist me pasion shkëmbinjtë nga Tropoja, garant i 6 milionë eurove, është sot 72 vjeç.
Çfarëdolloji rrjedhe të marrë hetimi, Seci nuk bën burg për shkak të moshës. Dëmi më i madh që mund t'i vijë është heqja e titullit Qytetar Nderi nga Bashkia e Tropojës. Po këtu nuk është vendi për të shpëtuar nderin, por për t'i shpëtuar burgut. Seci mjafton që të mos thotë të vërtetën dhe është në rregull.
I dyti, Flamur Noka, firmëtari i kontratës, duke mos ditur asnjë fjalë anglisht, ka një alibi të fortë, pasi mund të thotë në SPAK se nuk e di asgjë çfarë ka firmosur dhe se po merren kot me të. Një personazh i tillë, që flet, ecën, mendon dhe bën gjeste sikur është Doktori, është ideal për një proçkë të tillë.
Së dyti, është aplikuar një formulë, e cila është provuar më parë dhe ka rezultuar efikase në rastin e aferës me ish Klubin Partizani; Kontributi patriotik.
Përmes kontributit patriotik dhëndri Malltezi fitoi 5.4 milionë euro si trashëgimtar i pretenduar i 114 m2. Megjithsese ligji është shkelur në mënyrë të shumfishtë, kjo aferë korruptive do t'i hapë punë SPAK-ut. Zbërthimi i saj nuk është kaq e lehtë sa duket./ Marrë nga profili i autorit në Facebook
Firmat e Flamur Nokës dhe Nuredin Secit në kontratë
Komente
