Më të rrezikuar nga salmonela janë ata që nuk lexojnë.
Shoh një indinjatë dhe alarm të tepruar për mishin e pulës të infektuar me salmonelë. Një koleg i nderuar kishte shkuar aq larg duke shkruar se nuk do t'a gëzonim pasportën evropiane për shkak të këtij bakteri që Anlia Denaj dhe AKU po fusin 'në fletët e saj', si një vulë të padukshme vdekjeprurëse. Nuk po them se salmonela është e padëmshme, se nuk duhen ndëshkuar abuzuesit etj., por edhe kaq përbindësh nuk është, madje nga 'ky rrezik' mund të jetojmë sa një shqiponjë!
-Sipas studimeve shkencore, janë identifikuar rreth 2 400 lloje salmonele dhe infektimet janë të zakomshme.
-Çdo vit, në të gjithë botën, infektohen rreth 600 milionë njerëz me salmonelë. Vdekjet janë tepër të rralla dhe vetëm tek personat që kanë sëmundje të tjera të rënda.
-Njerëzit mund të infektohen (50 %) nga ushqimet jo higjenike dhe të paziera, por mund të infektohen edhe nga uji dhe kafshët.
-Salmonela vritet në temperaturën mbi 70 gradë, që do të thotë se kur mishi i infektuar zihet, bakteri është asgjësuar.
-Nëse lani duart me sapun pas kontaktit me kafshët (pula, qen, mace), kontaminimi shmanget plotësisht.
-Nëse infektohemi me salmonelë, nuk është fundi i botës. Simptomat zgjasin nga 24 deri në 48 orë. Simtoma kryesore është diarreja, e cila than lëngjet e trupit. Kjo do të thotë se do të shkoni më shpesh se sa zakonisht në tualet. Dhe duke marrë telefonin me vete mund t'a shihni Big Brother VIP edhe nga tualeti! Kujdes po, panik jo! Ju paça!/Marr nga profili në Facebook
Komente

Kur lexova për rastin në fjalë,doja unë të jepja disa të dhëna.Shumë mirë që kanë njoftuar,se është sëmundje kalimtare,mund të infektoheni çdo ditë po të jemi të ndjeshëm ndaj viruseve e baktereve.Kjo nuk do të thotë të hedhin në treg produkte të infektuara.Të trëmbesh më tepër se duhet,ul imunitetin.Tani që është përdorur shtoni ushqimet që të shërojnë e të mbrojnë p.sh.-hudhrat,qepët,rigonin e.t.j.Që mos të dehidratoheni pini ujë,lëngje frutash.Përdorimi i ujit me mjaltë shërben si serum,zëvendëson menjëherë lëngjet e humbura.e.t.j.
PërgjigjuOr Doc, kalove ne disaster management. Si ore nuk thua nje fjale per sigurine ushqimore. Mire bejne qe ankohen njerezit.
Përgjigju