Adriatik Lapaj në Report Tv: Rritja e pagave të ishte bërë para zgjedhjeve

25 Maj 2023, 18:10| Përditesimi: 25 Maj 2023, 20:52

  • Share

Kuvendi miratoi sot rritjen e pagave për administratën prokurorët e gjyqtarët, si edhe për vetë qeverinë dhe kryeministrin. I ftuar në Report Tv, për të folur lidhur me këtë çështje, avokati Adratik Lapaj tha se kjo rritje pagash nëse ishte e sinqertë nga ana e qeverisë, do duhej të ishte bërë para zgjedhjeve.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Lapaj tha se një shtet ndërtohet me rroga, e pikërisht për këtë arsye funksionarët duhet të jenë të mirëpaguar. Por sipas tij, duhet të ketë një balancë mes pagave të funksionarëve dhe qytetarëve të thjeshtë. Sa i takon dyfishimit të pagave për ministrat, ai thotë se kur bëhen llogaritë për rritjen e pagës, nuk dihet diskutuar se një ministër është i korruptuar, por se si do e bënte jetën me atë pagë që ka.

“Pse nuk e bënë para zgjedhjeve. Po pak ditë pas zgjedhjeve. A është e sinqertë, ta bënin pa zgjedhjeve. Kjo nuk më qëndron mirë. Kam thënë gjithmonë, këtu mund të thonë populsit si të duan, shteti ndërtohet me rroga. Shteti cilësor ndërtohet duke mirëpaguar funksionarët e vet. Ne kur bëjmë llogaritë, x ministër është i korruptuar, duhet të llogarisim si do jetonte një ministër dhe nuk është i korruptuar, shteti ndërtohet me rroga të mirëpaguara në çdo doktor, nga mjeku, tek gjyqtari se rikthehen në buxhet shumëfish kur performon. Problemi është që shteti të paguhet mirë, po edhe qytetari i zakonshëm të trajtohet me dinjitet dhe të paguhet mirë, që nga pensionit. Të këtë një balancë logjike. Kur thua u rritën rrogat do thoja duhet të rriten në të gjithë sektorët”, tha Lapaj në Report Tv.

Të njëjtin mendim ndan edhe analisti Agim Baçaj, i cili thotë se kjo rritje duhet të bëhej para zgjedhjeve.

S’duhet të krijojmë urrejtje meqë u rritën pagat. Për mua pagat e atyre që kanë përgjigja dhe marrin përgjegjësi nesër para ligjit duhet të jenë mirëpaguar, do ishte më e ndershme të merrej para zgjedhjeve.

Avokati Adriatik Lapaj i ftuar në Report Tv tha se ka nisur rrugëtimin për krijimin e një partie të re politike.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 26/05/2023 15:42

    I Lapaj leri hipokrizite se po te degjonte Ty Rama do quhej se e beri per te fituar zgjedhjet.Ju njeh populli ju secsi luani si lavjerrsi I ores,por megjithare Mo's ju ndani studiove se ato Jane streha e shume prej jush.Mos harro se Shqiperise ka mirat njerez me te zgjyar se ju qe perfaqesojne elektiratin gri I click vendors se kush do qeverise vendi.Vazhdoni furcet dhe Mo's ju ndani politikaneve

    Përgjigju
  • Jari: 26/05/2023 07:03

    Ky Tik Lapa është Nipi i një Gjygjtari i cili në Veting se nuk justifikonte paratë nga që kishte mullarë me Euro, del Tiku e na kep mënd, o Pika ,Pika , Tikut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?