Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga mandati i deputetit që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për qarkun e Tiranës dhe ankimon në Kolegjin Zgjedhor.
Pak ditë pasi KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, jo vetëm duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn, por edhe duke ia hequr kushërirës Kleana Xhuveli dhe kaluar tek Ana Dajko.
Lapaj ka depozituar sot (4 gusht) në Kolegjin Zgjedhor padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së.
Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpallui fituese.
KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga NSHB në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.
Sipas KAS-it, u rrëzua vendimi i Celibashit (23 korrik) që i kishte dhënë një mandat Kleana Xhuvelit, e renditur e 4-ta në listën e mbyllur të subjektit, dhe e ktheu mandatin tek e para në këtë listë, Ana Dajko.
Komisioni i Ankesave tha se dorëheqjet në bllok nga kandidimi apo mandati janë ligjërisht nul dhe Celibashi nuk duhet t’i kishte pranuar ato të dorëzuara më 11 maj nga të gjithë kandidatët e listës së fiksuar të Koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Dhe sipas KAS-it, deputeti i NSHB-së nuk do të jetë as daja i Endri Shabanit dhe e as kushërira e Adriatik Lapajt.
Komente

Shpresa te medha ka Tik Llapa ne Kolegjin Zgjedhor po te jete gjyqtar kryesues vjehrri, besoj
PërgjigjuBesoja Shqiperine ketij po deshe. Ky tamam mashtrues, keshtu do beje ky, mashtro ketej e mashtro andej. E tregoi veten sa pa integritet eshte.
PërgjigjuLangaraq dole o Tik Llapaj. Ske per te bere kurre hajer ti. Harram i pac ato vita qe te besuam o pis djale.
PërgjigjuThank ju mbeshtesni te rinjt!keta u ben kashte e koqe per nje mandat!llapaqeni ben si cub!!keta e treguan veten qe jane me maskarenj se ata te pd dhe partia e sumes!!
PërgjigjuBurr tipik mashtrus ,tu gris maska o llapi u shfryve vazhdo bej ndonje pune pislleku se per ate je i zoti..ne politike ske per te bere hajer.
PërgjigjuLapanjos qe qeka
PërgjigjuGerrmo o LLape gerrmo, se qenin e ngordhur do gjesh! Ik bej ndonje pune o mjeran se boll kakarise lart e poshte. Legen burre!
Përgjigjupo ku te veje amane. Ti kthehet zanatit te avokatit dhe te vazhdoje te beje legenin dhe si avokat, me keq se cfare e ka bere deri tashti?! oi oi shqiptaret qe ju duket sikur klasa e re politike dha shprese, keta ishin pordhet e pleqve.