Ish-prokurori Adriatik Llalla

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, Adriatik Llalla fiton statusin e azilantit politik në Itali! Shuhen shpresat për ekstradim

13 Shkurt 2023, 22:21| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 22:52

  • Share

TIRANË- Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i dënuar nga GJKKO me 2 vite burg në mungesë, ka fituar statusin e azilantit politik në Itali. Lajmi është konfirmuar për mediat nga avokati tij mbrojtës Sokol Hazizaj. Marrja e statusit azilant politik shuan shpresat e SPAK për ekstradimin e tij nga Italia në Shqipëri. Llallës nuk do mund t’i vihen prangat dhe arrestimi i tij në Shqipëri do të mbetet vetëm në letër.

Llalla u arratis në Itali, para se të jepej urdhër i formës së prerë për arrestimin e tij dhe kërkoi azil politik me argumentin se dënimi ndaj tij ka qenë një iniciativë politike. Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. Avokati i tij pati bërë kërkesë edhe në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me 2 vite burg me argumentin se Llala vuan nga një sëmundje e pashërueshme, por kjo kërkesë nuk u pranua.

Kujtojmë se ish prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.

Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riku: 14/02/2023 20:08

    Si e shpjegon lideri yne suprem qe gjykata italiane mendon se ish zyrtari i larte shqiptar po te ekstradohet do tw pwrndiqet per bibdjet e tij ose per arsye politike... kush ta perndjeke valle meta apo berisha se rama vec paguan fbi te shpalle non grata rob dhe ky llalla sikur nuk eshte non grata bashke me te porsalindurin

    Përgjigju
  • Ledi: 14/02/2023 19:45

    Dgenia e azilit politik per Adriatik Llallen mbrojtet e korrupsioni nga Italia anetare e BE.Cfare e kerkohet pastaj Shqiperise per te luftuar korrupsionin kur mbrojtet nje kryebandit ne prokurori qe mbylli dhjetra dosje me vendimet politike nga PD?

    Përgjigju
  • Tik: 14/02/2023 06:15

    Italia nje vend i korruptuar. Korrupsionin e ka ne sistem. Normale qe ky robqiri e ka ble statusin e azilit.

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2023 03:49

    Jemi ne pritje te argumentave qe ka dhene gjykatesi italian per kete vendim,e theksoj-gjykatesi,jo avokati i tij.

    Përgjigju
  • Ska problem: 13/02/2023 23:54

    U ekzekutua Falkone dhe sot elzekutuesi ka marre statisin e deshmitarit Te penduar ne liri Sot shteti Shqiptar me minimalja duhet ti dergoje note proteste dhe me normalja te ngrije mardhenijet diplomatike , sot nje shtet qe mbeshtet shqiperine ne rrugtimin per ku ? Europen e korruptuar pra ligjeron krimin ose ligjeron sot ate qe ne uropen plak kurve kush kerkon drejtesi Do gjeje vdekjen

    Përgjigju
  • E bukur kjo: 13/02/2023 22:50

    Tashme kemi dy raste teper sinjifikative: i pari lidhet me aferen abuzive te Gerdecit qe u pasua nga vrasja e nje dyzine te pafajshmish, perfshire whistleblower-in Trebicka, ku ish shefi i shtabit qe ne e paguanim te na mbronte me ushtri, pa piken e turpit na e la ne dere dhe u azilua ne SHBA medemek e rrifte Shkelzeni; dhe ky eshte rasti i dyte ku ish prokurori pergjithshem qe e paguanim per te leftu korrupsionin, ishte zene me ble ara neper Tirane e me cu gruan me pjelle ne Amerike , dhe ashtu si ai i cobanit menderosi dynjane dhe tash ia paskan "lidh" koken do ustallare te vjeter italane! Gjithesesi, problemi qendron se asgje nuk paska ndryshuar si nen qeverisjen korruptive Berisha e aq me pak ne kete Rama - drejtues te pavarur gjasme shteti u pranohet azili sepse shteti te cilit i sherbyen nuk u garanton mbrojtje e siguri, dhe akoma me keq por i persekuton dhe burgos si ti teket hoxhe Saliut apo Prift Rames!!!

    Përgjigju
  • Mërtiri: 13/02/2023 22:38

    Çudi se këtu ka shtet ligjor dhe demokraci, çne që gjykata italiane thotë që ky u persekutoka????

    Përgjigju
    • Pjeter: 14/02/2023 00:35

      Keshtu eshte kur u thua hajduteve ik se do te kapin!!! Te gjithe ata qe vjedhin ne nivele te larta,i kane pergatitur te gjitha skenaret e mundeshem,dhe e kane gjetur ne rast nevoje, nje rruge zgjidhje qe kur ka fillu me vjedh!!! Duhet te jemi te ndergjegjeshem me vetveten o njeres,LLalla nuk eshte i vetem,nuk eshte jashte tokesor,LLalla jemi te gjithe ne,prandaj e ka shume te veshtire Shqiperia te behet nje shtet ligjor!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?