Drejt Punës

Ku kallamishtet kthehen në 'art', Adriatik Rrasa mjeshtri i rrogozëve të Myzeqesë/VIDEO

13 Qershor 2018, 15:44| Përditesimi: 13 Qershor 2018, 15:55

  • Share

Myzeqeja e njohur ndryshe si hambari i madh i Shqipërisë na befason çdo ditë me të veçantat e saj. Puna e banorëve të Myzeqesë është parësore më shumë se çdo gjë tjetër. Është ajo me të cilën mbajnë familjen. Kënaqësia që ju sjell puna e përditshme është e madhe.

Adriatik Rrasa është mjeshtri i qilimave prej kashte, rrogozat ose të njohur ndryshe në gjuhën popullore dhe atë të veriut si hasra.

Rrogoza është një qilim prej kashte e cila punohet njëlloj si ato prej leshi, pra në tezgjah dhe bën izolim të shkëlqyer ndaj lagështisë dhe dikur shërbente edhe për të fjetur. Një traditë e trashëguar prej shekujsh, që nis prej Mesopotamisë së lashtë, duke vazhduar në kohën ilire dhe deri në ditët tona.

Një punë sa e lodhshme po aq sjellë edhe kënaqësi, puna nis që në kanalet dhe kallamishtet e fshatit, ku zgjidhet kallami për të ndërtuar qilimin prej kashte. Adriatik Rrasa është mjeshtri i rrogozave të traditës së hershme myzeqare ku në atelienë e tij modeste bën art me kallamishtet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?