Adrien Rabiot 'zbarkon' në Milano

Sport

Adrien Rabiot mbërrin në Itali: Jam i lumtur, forca Milan! Debutimi të diel në 'San Siro'

11 Shtator, 11:08| Përditesimi: 11 Shtator, 11:09

  • Share

"Jam shumë i lumtur, forca Milan!". Aventura e Adrien Rabiot me kuqezinjtë fillon me këto fjalë. Mesfushori francez 'zbarkoi' këtë mëngjes në Milano, në aeroportin e Malpensas, pasi u nis nga Parisi me një aeroplan privat.

Tani që angazhimet e tij me Francën kanë mbaruar, lojtari i lindur në vitin 1995 është plotësisht i gatshëm të bëhet një lojtar i ri në skuadrën e Massimiliano Allegrit, një trajner me të cilën është ribashkuar që nga koha e tyre te Juventusi.

Rabiot pritet në 'Milanello' sot për seancën e tij të parë stërvitore me fanellën e Milanit. Mbetet të shihet nëse ai do të jetë i përshtatshëm për ndeshjen kundër Bolognas të dielën dhe në çfarë mase mund të debutojë në 'San Siro'.

Duhet theksuar se Milani i pagoi Marseille 10 milionë euro për mesfushorin, i cili nënshkroi një kontratë tre vjeçare me kuqezinjtë, deri më 30 qershor 2028, me një mundësi për ta zgjatur kontratën deri në vitin 2029.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?