Adrion Pajaziti

Sport

Adrion Pajaziti drejt Hajduk Split, do të përfitojë një pagë të lartë vjetore

8 Korrik, 14:51| Përditesimi: 8 Korrik, 14:53

  • Share

Adrion Pajaziti është pranë një hapi të rëndësishëm në karrierën e tij. Mesfushori 22-vjeçar i Kombëtares, pas një sezoni mbresëlënës me Goricën në elitën kroate, është shumë afër transferimit te gjiganti Hajduk Split.

Pajaziti, i cili realizoi tre gola sezonin e kaluar ndaj Dinamos, Hajdukut dhe Osijekut, ka tërhequr interesin e disa klubeve. Rijeka dhe Olimpija Ljubljana ishin gjithashtu në garë, por lojtari ka zgjedhur të bashkohet me projektin ambicioz të Hajdukut.

Ky pritet të jetë transferimi i parë nën drejtimin e drejtorit të ri sportiv, Goran Vucevic, i cili ka luajtur një rol vendimtar në bindjen e futbollistit. Vucevic e ka kontaktuar personalisht Pajazitin, duke i prezantuar vizionin e klubit dhe rëndësinë që ai do të ketë në formacion.

Edhe pse Pajaziti së fundmi kishte rinovuar kontratën me Fulhamin, kalimi i tij në Hajduk do të realizohet pa pagesë transferimi. Ai do të ndërpresë marrëveshjen me klubin anglez, ndërsa Fulhami dhe Hajduku kanë rënë dakord të ndajnë përfitimet nga një transferim i ardhshëm në raportin 50/50.

Sipas burimeve të Index.hr, lojtari do të përfitojë një pagë vjetore mbi 300 mijë euro, shumë që Olimpija Ljubljana nuk kishte mundësi ta barazonte.

Trajneri i ri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, ka kërkuar personalisht afrimin e mesfushorit shqiptar, duke e cilësuar atë si “lojtarin ideal për mesfushën”. Një profil teknik, i shpejtë, me vizion dhe i përshtatshëm për lojën me presion të lartë.

I lindur në Londër dhe i formuar në akademinë e Fulhamit, Pajaziti ka bërë vetëm një paraqitje me ekipin e parë të klubit anglez. Ai është aktivizuar në huazime me Haugesundin në Norvegji dhe Goricën në Kroaci, ku zhvilloi 24 ndeshje sezonin e kaluar.

Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e kartonit të tij është 800 mijë euro.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?