Adrion Pajaziti gjatë debutimit me Kombëtaren A

Sport

Adrion Pajaziti transferohet te gjigantët e Kroacisë

21 Qershor, 15:01| Përditesimi: 21 Qershor, 15:06

  • Share

Futbollisti i Kombëtares, Adrion Pajaziti është shumë pranë transferimit te Hajduk Split duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Sipas mediave kroate, marrëveshja është arritur dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet pas përfundimit të kontratës së tij me Fulham më 30 qershor.

Pas një sezoni të suksesshëm në huazim te Gorica, 22-vjeçari ka bindur me paraqitjet e tij në 24 ndeshje në kampionatin kroat, ku shënoi edhe 3 gola të rëndësishëm duke ndihmuar ekipin. Për shërbimet e Pajazitit ka pasur interes edhe nga Rijeka, por Hajduku ka fituar garën falë ndërhyrjes vendimtare të trajnerit të ri Gonzalo Garcia, i cili e kërkoi me ngulm afrimin e tij.

Pajaziti do të bashkohet me Hajdukun si lojtar i lirë, një përforcim që rrit ndjeshëm cilësinë në mesfushën e skuadrës së njohur kroate, që këtë sezon synon titullin kampion.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?