Pamje nga hedhja e parashutistëve në Gjirokastër

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv

2 Maj, 17:51| Përditesimi: 2 Maj, 17:53

  • Share

Aerodromi i Gjirokastrës është kthyer tashmë në qendër të turizmit sportiv. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar teksa ulen avionët sportiv, ndërsa turistët hidhen me parashuta.

'Aerodromi i Gjirokastrës i kthyer tashmë në qendër të turizmit sportiv.'- shkruan Rama.

I certifikuar pak kohë me parë për uljen e avionëve sportive apo turistike, aerodromi i Gjirokastrës, ka rikthyer në Gjirokastër të apasionuarit të cilët kryejnë hedhje me parashuta.

Në aerodromin e Gjirokastrës ku sot ulen vetëm avionë të vegjël sportive apo helikopter pritet të nisë punë për ndërtimin e aeroportit të ri.

Qeveria bëri të ditur pak muaj më parë se do të shpallë një garë brenda këtij viti për ndërtimin e një aeroportit, i cili do të jetë i dyti në Jug pas atij të Vlorës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?