Foto ilustruese

Aeroporti i Rinasit kryeson me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë, 259,4% e krahasuar me 2019! Rama 'thumbon' kritikët me patronazhistët

16 Gusht, 13:55| Përditesimi: 16 Gusht, 15:11

  • Share

Shqipëria kryeson listën e hyrjes së pasagjerëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të gjithë Europën, e krahasuar me të dhënat e pesë viteve më parë.

Lajmin e njoftoi vetë kryeministri Edi Rama, me një postim të radhës në rrjetin social Facebook, ku nënvizon se rritja në shifra është 259,4%, për vitin 2024, e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Madje shifra shumë herë më të larta se hyrjet në aeroporte ndërkombëtare të mëdha të vendeve të BE-së dhe më gjerë në kontinent.

Këto informacione kanë dalë nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve. Rama nënvizon me ironi në fund të postimit të tij, duke ‘thumbuar’ kritikët, duke nëntekstuar me një yll (*) “agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”.

Vetëm në muajin korrik të këtij viti, nga Aeroporti “Nënë Tereza” hynë 1.191.182 pasagjerë, ndërsa në korrik të vitit 2023, të krahasuara, hynë 834.113 pasagjerë.

Në periudhën janar-korrik kanë hyrë 5.982 .066 pasagjerë, ndërsa në janar-korrik 2023 kanë hyrë 3.723.613 pasagjerë, pra shtatëmujori i 2024 ka shënuar 1.113.908 hyrje më shumë. Në detaje, për këtë vit 3 milionë e 547 mijë e 987 janë shtetas të huaj dhe mbi 2 milionë e 430 mijë janë shqiptarë.

Postimi i Ramës:

“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve* ku PËR KATËRMUJORIN E DYTË TË KËTIJ VITI, AEROPORTI “NËNË TEREZA” KRYESON ME RRITJEN MË TË LARTË TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË KLASIFIKIMIN PËR EUROPËN.

*agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”

Tabela me shifrat për hyrjet e pasagjerëve në Rinas

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tuti: 17/08/2024 04:42

    Nese e krahasojne me 1109 jemi vend i pare ne univers per fluturime. Fakt eshte qe mbrojtja qe u ben patronazhisteve deshmon per nivelin e thelle te shtetkapjes nga keta kriminele.

    Përgjigju
  • edi: 16/08/2024 22:43

    Aeroporti eshte privat, avionet jane privat , edhe kjo qenka merite e qeverise ! Me falni,dhe turizmi dhe plazhet jane privat.

    Përgjigju
  • Leku: 16/08/2024 22:01

    4 ore vonese humbi famijari im fluturimin asnje kompensim , pune leshi ka mbaru si cilesi nuk e kuptoj pse nuk punon kukesi

    Përgjigju
  • Besi: 16/08/2024 19:43

    O zot mos na i kujtoni mè se na eshte bere fobi udhetimi per shkak te vonesave.Fenije te shtrire ne toke gra dhe te moshuar qe prisnin 12 ore per ne Kèln apo Malpensa .

    Përgjigju
  • Eri: 16/08/2024 18:01

    Po ti besh krahasimin me vitin pandemik del 294% e mos me shume... Po bojeni llogarine me vjet

    Përgjigju
  • shaban polluzha: 16/08/2024 17:28

    Keto jane statistika qe kane filluar te publikohen pas COVID. S'kane ndonje vlere. Aeroporti ne 2004 ka pas 600,000 pasagjere ne vit. Hajde te krahasohemi me 2004...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?