Është pasdite vonë dhe uria është aq e madhe sa, sapo kalojmë dy kontrollet e sigurisë dhe doganën, i drejtohemi pikës së parë ku shitet ushqim në aeroportin e Stambollit, një ndërtim modern, gjigand, ku çdo ditë kalojnë rreth 220 mijë njerëz. Syri na shkon mbi një copë lazanje që ngjan më shumë me një tullë të vogël me ca djathë të grirë sipër dhe një gjethe pseudo-borziloku. Por uria nuk të lë shumë zgjedhje.
Lazanja “Bolonese” – siç shkruhet në etiketë – peshon rreth 90 gramë dhe shitet për 24.5 euro. Çmimi është direkt në euro, jo i konvertuar nga lira turke. “Mos ndoshta ka ndonjë presje të vendosur gabim?”, pyesim vajzën në banak. Ajo na sheh si alienë, buzëqesh dhe thotë: “Jo, është çmimi i saktë”.
Çmimet e çmendura
Shikojmë për alternativa: kroasant me pulë 14.5 euro, me ton 16.5 euro, me salmon 17.5 euro. Sallata klasike 13 euro, me ton 16.5 euro, me "pulë italiane" 17.5 euro. Briosh bosh 6.5 euro, me bajame 10 euro. Një birrë “Efes” që në qendër të qytetit e blemë 1.5 euro, në aeroport kushton 17.5 euro – rritje prej 1067%.
Në këtë aeroport, gjithçka shitet me çmime të ekzagjeruara, edhe në fast food. Dalia, një libaneze 35-vjeçare me tre fëmijë, thotë: “Shfrytëzojnë nevojat fiziologjike, diçka duhet ngrënë apo pirë”. Francesco, që kthehet në Itali me të dashurën, thotë: “Këtu të ngrihen flokët nga çmimet shpresoj të më rriten prapë”.
Çmimet janë njësoj kudo
Pas rreth tre orësh në këtë aeroport të ri, bindemi që çmimet janë njësoj të larta kudo. Në një tjetër lokal, uji “Fiji” kushton 9 euro. Në një tjetër: sanduiç me sallam 590 lira turke (14.2 euro), briosh bosh 7 euro. Ujë “San Pellegrino”, çerek litri, kushton 6 euro. Një paketë sushi me 14 copa – 35 euro. Sallata mesdhetare (210 gramë) kushton 11.2 euro. Fast food – as aty nuk shpëton
Ngjitemi te kati i dytë, ku janë fast food-et ndërkombëtare. Por edhe aty: 4 copa pule + Coca-Cola + patate – 17.5 euro te “Popeyes”. Big Mac te McDonald’s – 21.5 euro. Menuja “Double Quarter Pounder” – 25.3 euro. Ëhopper te Burger King – 22 euro (zakonisht kushton rreth 9 euro në vende të tjera).
Starbucks dhe lounge
Te Starbucks, një kafe ekspres kushton 5.5 euro, një “ristretto bianco” – 8 euro. Lounge? Në Europë kushton zakonisht 35-55 euro, në Stamboll 110 euro – rekord edhe ky.
Gazeta “Corriere” ka bërë një hetim edhe në vjeshtën e kaluar për këtë çështje. Kompania që menaxhon aeroportin, iGA Havalimanı İşletmesi, nuk e priti mirë. Thuhet se nisi një hetim të brendshëm për të zbuluar kush kishte folur me median dhe kishte treguar për koncesionet shumë të shtrenjta (1 miliard euro).
Reagimi i kompanisë
Zëdhënësja e kompanisë u përgjigj me email: “Ne ofrojmë shumëllojshmëri ushqimesh për buxhete të ndryshme, bazuar në krahasime me aeroportet më të mëdha si Amsterdami, Dubai, Frankfurti apo Heathroë”. Sipas tyre, aeroporti i Stambollit performon më mirë në përmbushjen e nevojave të pasagjerëve.
Por në realitet, të dhënat nuk e mbështesin këtë. Zëdhënësja shton: “Disa çmime pasqyrojnë cilësinë premium të produkteve dhe koston e përgatitjes”. Por kjo nuk shpjegon gjithçka. Sipas saj, “kemi edhe automatikë që shesin sanduiçë për 3 euro”.
Bilanci financiar? Nuk jepet
“Çmimet miratohen nga vetë aeroporti i Stambollit”, thonë ata. Kontrollet bëhen katër herë në muaj. Por kur pyetën për të dhënat financiare, u përgjigjën se janë “konfidenciale”. Në fund, të lodhur dhe të uritur, u kthyem te McDonald’s dhe blemë 4 copa pule, Coca-Cola dhe patate. Çmimi? 610 lira turke – 14.7 euro./Corriere della Sera
Komente

Historikisht,aeroporti i Stambollit ka pasur dhe ka çmimet me te larta ne bote.
Përgjigju