Statistikat e aeroportit Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon në shifra Aeroportin e Beogradit

22 Shkurt, 13:29| Përditesimi: 22 Shkurt, 14:12

  • Share

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës thyen përsëri rekordet, duke e nisur vitin me një shifër pasagjerësh që tejkalon për herë të parë në histori numrin e pasagjerëve të aeroportit të Beogradit. Sipas të dhënave zyrtare, muaji janar shënoi më shumë pasagjerë në Tiranë sesa në Beograd. Mediat ndërkombëtare theksuar Aeroporti i Beogradit, ‘Nikola Tesla’ arriti të ketë 569,572 pasagjerë dhe u evidentua si një shifër rekord. Ndërsa Aeroporti Nderkombëtar i Tiranës shënoi 652,270 pasagjerë, pra mbi 82 mijë pasagjerë më shumë sesa në Beograd.

Aeroporti i Tiranës ka shënuar rritje të jashtëzakonshme duke nisur me 2.9 milion pasagjerë në vitin 2018 dhe duke e çuar në 7.2 milion për vitin 2023. Rritja e vazhdueshme e fluksit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës thyen në mënyrë të vazhdueshme rekorde dhe këtë herë duke tejkaluar edhe aeroportin e Beogradit që për vite me radhë ka mbajtur vendin e parë në Ballkan.

Kjo shifër pasagjerësh është 51.2% më shumë sesa ajo e muajit janar të vitit 2023, kur u numëruan 413,569 pasagjerë. Investimet e mëdha që Kastrati Group ka kryer në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, kanë bërë të mundur që të pritet një numër më i madh linjash ajrore, të lidhen kontrata të reja, të shtohen destinacione, të rriten mundësitë për udhëtime direkte në shumë qytete të botës si edhe të vijnë më shumë vizitorë prej atyre vendeve. Duke parë tendencën për rritje si edhe duke patur parasysh destinacionet e reja që janë planifikuar të shtohen, drejtuesit e aeroportit kanë parashikuar një shifër prej 9 milion pasagjerësh deri në fund të vitit 2024.

‘Shifrat e pasagjerëve në Tirana International Airport kanë qënë një surprizë për të gjithë dhe jashtë çdo parashikimi, por kjo ka ndodhur falë inisiativave strategjike nga ana e Kastrati Group për të rritur besueshmërinë me partnerët ndërkombëtarë, për të sjellë avionë me kapacitet të lartë fluturimi në Tiranë. Synimi jonë është vetëm rritja dhe kjo do përforcohet edhe më shumë kur të nisim linjat direkte me kontinentin e Amerikës.

Ne tashmë kemi nisur fazën e tretë të zgjerimit të terminalit përmes të cilit do të trefishojmë sipërfaqen e terminalit si edhe do zgjasim pistën që të mund të operojnë edhe avionët trans-oqeanik. Në muajin qershor të vitit 2023 përfunduam fazën e dytë të zgjerimit dhe shumë shpejt vijuam me fazën e tretë ku do shtohen pothuajse 50,000m2 terminal dhe aeroport. Kemi tërhequr vëmendjen e shumë linjave ajrore, tani të gjithë duan të vijnë këtu. Ky interes i linjave ajrore që të nisin operimin në Shqipëri, bën të mundur rritjen e fluksit të pasagjerëve në aeroport’ – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional ne TIA.

Foto: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?