AF Elbasani feston trofeun me stadiumin plot, Nevil Dede: Më kujton 2006, qytet me fisnikëri! Kapiteni Gava: Dua ta mbyll karrierën me trofeun e Superligës

10 Maj, 09:54| Përditesimi: 10 Maj, 13:59

  • Share

ELBASAN - Akademia e Futbollit Elbasani është kampion i Kategorisë së Parë dhe sezonin e ri do luaj në Superligë. Të shpallur kampion para disa javësh, AF Elbasani festoi dje trofeun me tifozët në "Elbasan Arena".

Kundër Bylis, skuadra e Nevil Dedes fitoi 2-3 në ndeshjen e fundit që u luajt në shtëpi edhe pas një marrëveshjeje mes klubeve. Me stadiumin plot, AF Elbasani ngriti trofeun.

Pas ndeshjes për mediet trajneri Nevil Dede tha se është i lumtur për këtë sukses pasi qyteti e meriton dhe një situatë e tillë i kujton vitin 2006, kur Dede me Elbasanin fitonte trofeun e kampionit të Superligës si futbollist.

"E meritojnë këta njerëz dhe qyteti. Na kanë përcjellë dashuri gjithë kohës dhe ne mundohemi t'ua shpërblejmë. Suksesi më i madh është i lojtarëve. E meritojnë të gjithë, jam krenar. Kjo situatë më kujton 2006, ky qytet ka edukatë dhe fisnikëri dhe e meriton", tha Nevil Dede.

Edhe kapiteni Orges Gava u duk i emocionuar dhe tha se është i lumtur që AF Elbasani u ngjit në Superligë.

"Kam dalë fitimtar në të treja kategoritë dhe jam krenar që do jem me AF Elbasanin në Superligë. Dua të mbyll karrierën me fitimin e Superligës. Ky trofe është për tim bir", tha 34-vjeçari.

Renditja finale e Kategorisë së Parë për sezonin 2023-24:

 

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?