AF Luftëtari feston suksesin

Sport

AF Luftëtari kampion në Grupin B, sezonin e ardhshëm luan në Kategorinë e Parë

6 Prill, 15:21| Përditesimi: 6 Prill, 15:24

  • Share

GJIROKASTËR - Akademia e Futbollit Luftëtari është ekipi kampion i Kategorisë së Dytë për Grupin B. Me fitoren në ndeshjen e fundit ndaj Shkumbinit me rezultatin 6-1, AF Luftëtari siguroi vendin e parë në renditje.

Falë këtij suksesi, ekipi i AF Luftëtarit do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të shpallet kampion i Grupit A, pasi të dyja skuadrat kampione do të përballen së bashku për titullin e këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.

Ekipi i AF Luftëtarit ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grupin B, ku deri në fund ishte në garë për vendin e parë me skuadrën e Orikut dhe vetëm fitorja e ditës së djeshme ndaj Shkumbinit me rezultatin e thellë 6-1, e shpalli kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuriancenka: 06/04/2025 19:18

    Ku do hillete shorto kategorise pare dyte trete suoerligs 2025_26lige provesjonale amotoreelite divisjone shorti kategirise poshte shorti komuniteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?