TIRANË- Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, pas zgjatjes së afateve me tre muaj, u zhvillua në ‘paqe’ mes opozitës dhe mazhorancës. Ndonëse punimet e këtij komisioni në sesionin e kaluar parlamentar janë karakterizuar nga tensione e debate, pa shumë diskutime sot palët ranë dakord për shkresat e informacioneve dhe listën e re të dëshmitarëve.
Hetimi parlamentar do të vijojë për dy koncesionet sterilizimin dhe check up, ndërsa në listën e dëshmitarëve është vendosur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish.zvministri Klodian Rrjepaj, biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj, si edhe 6 persona të tjerë në hetim nga SPAK. Për marrjen e tyre në pyetje do duhet që Komisioni t'i drejtohet SPAK për leje, ndërsa Beqaj ndodhet në qeli për abuzimet me fondet e SASPAC. Ndërkohë, në burg ndodhet edhe Rrapaj e zv.ministri Rrjepaj, të dy për koncesionin e sterilizimit.
Duke qenë se procedura për të kërkuar leje do të marrë kohë, data për dëshminë e Beqajt është caktuar më 9 tetor, ndërsa për Rrjepajn më 20 shtator. Komisioni hetimor planifikon të pyesë edhe 6 anëtarët e komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, të cilët janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe pse jo në qeli, nuk pyeten dot pa lejen e Prokurorisë së Posaçme.
Gjithsesi dëshmia e tyre do të varet nga autorizimi i institucioneve të drejtësisë. Nëse prokuroria i lejon të vijnë në Kuvend, kjo do të përbënte herën e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët, ndërsa për herë të parë një person në hetim u mor në pyetje nga Komisioni Hetimor i TIMS. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, i cili ishte në masë arrest në shtëpi, kur iu mor dëshmia nga anëtarët e komisionit.
Pas debateve që kanë pasur, palët dakordësuan edhe njëherë listën e dëshmitarëve, ku disa prej emrave kishin mbetur pa u pyetur nga sesioni i kaluar. Kështu, nga e hëna do të niset me dëshmitë, ku dy dëshmitarët e parë në listë janë ish-drejtorët e QSUT, Enkel Joti e Albana Fiço, si edhe drejtoresha aktuale Alma Cani.
Kryetarja Vokshi tha se janë dakordësuar që në listë do jenë edhe ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Geni Hyka dhe ish-drejtori i Traumës Arben Zeneli. Në listë janë edhe anëtarët e grupit të punës së check up dhe 4 mjekë.
"Lista e dëshmitarëve. Këtë e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mungesa e këtij informacioni. Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up, kanë qenë disa mjekë dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë", tha Vokshi.
Edhe anëtarët e mazhorancës, dhe ata të opozitës, shprehën vullnetin për të dalë më një raport të përbashkët në fund të punës së Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, që pas zgjatjes së afatit, do të mbyllet në muajin tetor.
Koncensionet e Sterilizimit dhe Check-up-it janë prej disa kohësh çështje hetimore nga SPAK-u. Për çështjen e parë hetimet janë mbyllur, ndërsa janë nën arrest me burg ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe koncensionari Ilir Rrapaj, si dhe dyshohet për shkelje dhe shpërdorim detyre ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj. Ndërsa vazhdojnë hetimet për koncensionin e Check-up-it.
Lista e deshmitareve
Shqiptarja.com ka siguruar listën e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dy koncesionet sterilizimi dhe check up. 9 persona në hetim pritet të thirren për të dëshmuar, si ish-ministri Ilir Beqaj, ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj, e biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj.
Për të marrë në pyetje personat në hetim, fillimisht Komisioni Hetimor do duhet që të marrë leje nga autoritetet.
Ky eshte kulmi. Nuk dua ta besoj qe parlamenti po i merr kopetencat SPAK-ut Mjer ky vend. Rama behet bashke me Berishen per te shkatarruar SPAK. TMERR!!!
Përgjigjupo cpune ka komisioni hetimor te meret me personat qe jane ne hetim nga prokuroria?cdo te bej ky komision do shvleresoj punen e prokuroris apo do te hetoj me mire se ata.beqaj ne burg keta i thone dil se do te pyesim ne...kjo elita politike e jona po kalbet komplet.dhe ne vashdojm e votojm po te njejtet prej 30 vitesh.hiq lenken,ve prengen..dhe keta bejn sikur zihen e tallin t.... me ne
PërgjigjuDO KENDOJE NADIRJA
Përgjigju