Politikë

Afati 100 ditë i Ramës, në Ministrinë e Brendshme po bëhet gati një raport! Rritje pagash për policët? Po diskutohen mekanizmat

13 Tetor 2021, 13:12| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 13:55

  • Share

 

Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit 100-ditor që Kryeministri Rama i vendosi Policisë së Shtetit për tu futur 'në shina' në Ministrinë e Brendshme është duke u përgatitur një raport.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se drejtori i ri Gledis Nano do të ketë një tur në të gjithë vendin për të parë situatën dhe më pas do të bëjë raportin mbi gjendjen.

“Drejtori i ri e ka filluar punën edhe me këtë analizë. Ai do të jetë në të gjithë Shqipërinë dhe pa diskutim ky raport do të shërbejë edhe si një dokument për vlerësimin e gjithsekujt për të vazhduar, është një punë e vazhdueshme dhe jo një veprim i shkëputur në mënyrë që të kemi një trupë profesionale që policia e shtetit të jetë në lartësinë e duhur. Edhe ministri do të jetë një raport përmbledhës për këtë gjë” përfundoi ai.

I pyetur për rritje të pagave për policët Çuçi tha se "jemi duke menduar edhe për këtë gjë. Ne kemi një projekt që do të krijojë mundësi për policinë për të marrë të ardhura nga shërbimet, për të shpërblyer vetë trupën e saj, po i shikojmë këto mekanizma pa e cenuar buxhetin e shtetit. Po i shkojmë këto mekanizma”. 


Lajmi kryesor:

Nga 25 nëntori nis shpërndarja e apartamenteve e shtëpive individuale për të prekurit nga tërmeti! Të parat familjet në nevojë, të tjerët me short publik


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?