Bota

AfD: Nëse nuk i pranon kërkesat tona, Gjermania duhet të dalë nga BE-ja

14 Janar 2019, 07:42| Përditesimi: 14 Janar 2019, 07:46

  • Share

BERLIN-Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD paralajmëron se do të bëjë fushatë për daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Europian nëse nuk plotësohen kërkesat që ajo ka për disa reforma. “Nëse blloku nuk i plotëson kërkesat e AfD-së atëherë Gjermania duhet të largohet” deklaruan disa nga zyrtarët e partisë.

Ndër të tjera, në dokumentin e partisë euroskeptike theksohet se ‘ne i shohim shtetet-kombe si të vetmet që kanë kompetencën për të krijuar ligje të legjislaturës aktuale europiane’.

AfD-ja u themelua në vitin 2013 me objektiv largimin e Gjermanisë nga zona e euros, ndërsa ka fituar popullaritet në disa çështje që lidhjen sidomos me emigracionin duke u kthyer në një parti të rëndësishme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?