Kastriot Ismailaj

Kronikë

Afera CEZ-DIA/ Kërkon pafajësinë, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 16 shtator ankimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj

19 Gusht, 11:07| Përditesimi: 19 Gusht, 12:47

  • Share

Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë më 16 shtator ankimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen CEZ–DIA.

Në ankim, Ismailaj kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara gjatë hetimit, rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.

Çështja në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet vetëm mbi bazë dokumentesh. Ismailaj u akuzua për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë. Në shtator 2023 ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.

Historinë e aferës CEZ-DIA, SPAK e nis pikërisht me krijimin e kompanisë së Kastriot Ismailajt, “Debt Internacional Advisory” në offshore në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndërsa dega në Shqipëri më 4 gusht të po atij viti. Ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Pra as një muaj më pas. Duket qartë se Prokuroria këtu dyshon se qëllimi i krijimit të kësaj kompanie ka qenë pikërisht kjo marrëveshje.

Gjatë periudhës së krijimit të kompanisë dhe diskutimit për marrëveshjen, SPAK thekson se Ilir Meta dhe Kastrioti Ismailaj kanë komunikuar plot 115 herë me njëri-tjetrin, telefonata ose mesazhe, në vetëm 5 muaj. Jo vetëm kaq por Meta e merrte Ismajlajn me vete në mbledhjes e CEZ në Pragë, e bëri që të merrte pjesë në mbledhjes e Këshillit Mbikqyrës së CEZ-DIA por edhe Këshillit Mbikëqyrës të OSHE, edhe pse ligjërisht nuk i takonte.

Ilir Meta kishte një objektiv, të përfitonte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA, thuhet në dosjen e SPAK, dhe për këtë do të shfrytëzonte Kastriot Ismailajn, i cili tashmë pret fjalën e Gjykatës Kushtetuese.

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 19/08/2025 14:14

    KY per mendimin tim qe koke Turku. Nejse Mori ate cka deshi. Por kur do drejtesia ndonjeher Ben mrekullira ketij I iken ja 8 vite fizikisht ne burg SI kot e kot edhe do Dali me 2 apo 3 MILION euro vec. Ndersa aktori kryesor I telenoveles Shqiptare u akuzua per cfare!? Ishalla po e Ben Edi RAMA KETE 4 VJECAR QE NGELI. PO SU BO EDHE KETE4 VJECAR... QYQA MI NON DUHET ME GJET NDONJE FERME NE GREQI TE JETOJME ATJE PASTAJ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?