Romeo Kara

Afera 'CEZ-DIA'/ Romeo Kara: Si i vodhën laptopin Fatos Mahmutajt pasi zbuluan se aty ka ruajtur prova të rëndësishme, ka dhënë 4 dëshmi të fuqishme

31 Janar, 12:52| Përditesimi: 31 Janar, 12:56

  • Share

Gazetari Fatos Mahmutaj më 22 janar ka dëshmuar në SPAK në lidhje me aferën “CEZ-DIA” që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë euro, dosje në të cilën janë të akuzuar kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, si dhe Sali e Shkëlzen Berisha. Mahmutaj u mor në pyetje në lidhje me një intervistë që i ka marrë Vojsava Ismailajt në vitin 2017V. Vojsava Ismailaj, siç deklaroi Mahmutaj ka akuzuar Metën se i ka bërë presion bashkëshortit të saj, madje “se i ka marrë para”. Për këto zhvillime ka folur për gazetën “SOT”, vetë denoncuesi i kësaj afere, juristi i njohur Romeo Kara.

Ai ka zbardhur disa prapaskena tronditëse. I pyetur se çfarë do të ndodhë me këtë dosje, juristi tha se jeta e Fatos Mahmutaj është në rrezik dhe këtë fakt ia kishte konfirmuar vetë gazetari në takimin që kishte zhvilluar para se të dëshmonte në SPAK. Madje Z.Kara tregoi dhe episodin se si i vodhën laptopin Fatos Mahmutajt me dëshminë e rëndësishme.

“Jam takuar atë ditë që erdhi në Tiranë, kemi ngrënë një drekë bashkë dhe ishte i shqetësuar para se të shkonte në SPAK. Ka deklaruar se kur ka dhënë një dëshmi në telefon ka deklaruar që atë dëshmi e ka pasur në laptop dhe të nesërmen i ishte vjedh laptopi dhe dëshmia nuk ishte në atë laptop që u vodh. Mendoj se qytetari digjital ka pasur akses dhe tani nuk po del më. Ishte i shqetësuar edhe për jetën e tij. Ka dhënë 4 dëshmi të fuqishme  për 4 çështje me rëndësi në Shqipëri.

Ka dëshmuar edhe për DIA-CEZ në Belgjikë për këtë dëshmi që dha këtu dhe prokurorët belgë i kanë marr me kujdes këto dëshmi. Video që më është dhënë nga Mahmutaj është e vërtetë, bruto dhe e papërpunuar dhe unë e publikova në Facebook. Dëshmia është dhënë me vullnet nga Vojsava Ismailaj, u dha në një moment përplasje të fort të Islamilajt sepse ishte në gjendje arresti. Ajo video është mesazh që ai e jep nëpërmjet gruas së tij në videon që u bë dhe përfshin Metën në aferën DIA-CEZ. Dita që Meta u inaugurua president kam marr screenshot prej tij dhe kam bërë një shkrim dhe kam riformatuar idenë time mbi ngjarjen deri sa kemi arritur në kallëzimin që bëmë”, u shpreh juristi Romeo Kara.

Sekuestrimet nga SPAK

Juristi është pyetur dhe për raportimet në media, ku thuhet se ditë e fundit është paraqitur në SPAK dhe i kanë sekuestruar dhe telefonin dhe kompjuterin. Sipas Romeo Karës, ka të pavërteta në këto informacione.

“Unë kam vetëm këtë telefon të marr me kredi, është telefoni i vetëm që nuk është marr nga SPAK dhe as kompjuteri im nuk është marr. Bëhet fjalë për një ryshfet marrje në nëntor duke investiguar vet nga kontrolli që kam bërë rimbursimi i faturave është bërë në datën 24 në orën 11 e gjysmë. Pjesa që ka departamenti im ka mbaruar punë që në 20 nëntor dhe këto informacione si ka ende SPAK. 

Kjo është një gangrenë që është në OSHE. Unë akoma nuk jam njoftuar se kjo çështje është ekzekutuar, nuk kam asnjë lidhje. Në datën 6 tetor konstatoj një rrjete ryshfetxhinjësh në terren, por nuk mund të më ndalohet që të bëjë kontroll brenda statutit. Unë i kam dhënë liri vetës ca liri kam si qytetarë, por kur hyj në një punë unë respektojë statutin. Ne firmosim në bazë të dokumentacionit që vjen nga terreni. Më kanë akuzuar se unë përdorem politikisht. Nëse jam marr me çështjen CEZ -DIA nuk kërkova të marr 100 për qind tarifën e suksesit, por e kam kërkuar 5 për qind dhe nga ai moment që jam mashtruar se më thanë kështu e ka politika unë kam vazhduar punën time dhe si mund të jem unë i përdorur politikisht”, përfundoi reagimin juristi Romeo Kara./Gazeta Sot

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?