Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor

23 Shtator, 11:19| Përditesimi: 23 Shtator, 11:42

  • Share

Tiranë- Ditën e sotme (23 Shtator) përfundonin afatet hetimore për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim për korrupsion dhe që po qëndron jashtë shtetit i fshehur, teksa është raportuar se ka kërkuar azil në Zvicër.

Prokuroria e Posaçme njofton se shtyu me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Ahmetaj. 

Afati i fundit i SPAK për të kopsitur dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 Dhjetor te këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të zbresë hetimet në Gjykatën e Posaçme, për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Ndaj ish/zëvëndës kryeministrit, njëherësh ish-ministër i Financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër-arresti për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarsve lidhjen e kontratave koncensionare. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka përfituar shërbime të paligjshme financiare apo fizike nga biznesmeni Klodian Zoto, pronar i inceneratorit të Elbasanit.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, raportoi se hetimet do jenë në varësi të kërkesave dhe letër-porosive të dërguara për informacione shtesë në vende dhe institucione partnere.

SPAK i kërkoi GJKKO-së edhe një zgjatje tjetër të afatit me 3 muaj, pa lejuar skadimin e tij, pasi një veprim i tillë do cilësohej shkelje proceduriale dhe lironte automatikisht nga akuza ish-zv/kryeministrin.

Nëse hetimet përfundojnë, atëherë Ahmetaj apo avokati i tij thirren për komunikim akuze dhe më tej marrjen të pandehur, para se dosja të niset në GJKKO për proces.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë lobimi me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”.

Arben Ahmetaj është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitiit të kaluar ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or djale: 24/09/2024 11:18

    Do hecesh ne jete tiger. Pa merak se do te shijoj Lugano

    Përgjigju
  • Loni: 23/09/2024 11:31

    Kur su kap medium me gjithe ate gerrdec ne supe qe u vran njerez. I dhan edhe viktimave pas 15 vjetesh nga 10 mij euro edhe demshperblim tallje totale massive gjykatat europiane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?