Afera e 'Partizanit' Ilir Yzeiri: SPAK po vepron me integritet, Berisha të shkojë në gjykatë! S'ka më mbështetje

24 Tetor 2023, 13:37| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 14:06

  • Share

Data ‘21 tetor 2023’, ditën kur SPAK i vuri prangat dhëndrit të Jambër Malltezit dhe njoftoi se Sali Berisha po hetohej për akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, për analistin Ilir Yzeiri është “ditën e parë të demokracisë’

“Për herë të parë drejtësia realizoi një detyrë të prapambetur që ishte mos prekja e funksionarëve të lartë. Ishte krijuar ideja se Berisha e Meta ishin të paprekshëm. Sistemi që kishte krijuar pas 1992, Sali Berisha ishte ai që drejtësie nuk mund të hetonte zyrtarët. Sot kjo ra” analizon Ilir Yzeiri në studion e ‘Sot live në Shqipëri” në Report Tv.

Dhe në këtë proces demokratik të Shqipërisë Edi Ramës i njeh meritën

“Ishte shtetari i parë që i hapi rrugë reformës në drejtësi”

Sa i takon dosjes së aferës s ëish kompleksit “Partizani” Yzeri thotë se dëshmitë e Paro Laçit apo dhe gjeneralit Qirjazi janë prova të rëndësishme për procesin.

Shtetasi Sali Berisha është qytetarët e tjerët dhe duhet të paraqitet në GJKKO, nënvizon Yzeiri duke bërë një paralelizëm me procesin gjyqësor të Ish presidentit Trump.

“Në SHBA prokuroria thirri Trump në burg, dhe jo si Sali Berishën në GJKKO. Trumpit iu tha do vish në burg e shkoi në burg i shoqëruar nga avokatët. Në të githë mediat botërore pamja e Trump nga burgu bëri xhiron e botës. Paraqitja në gjykatë është akti më i lirë. Duhet respekti i drejtësisë. Të paraqitesh para gjykatës është normale”

Sa i takon aksionit opozitar Ilir Yzeiri thotë se Berisha duhet të tërhiqet dhe të zgjidhë problemet me drejtësinë ndërsa gjithnjë e më shumë humb mbështetjen.

“Zënia e karrigeve nuk është aksion opozitar. Ata nuk kanë emër.  Nuk kanë identiteti. Nuk kanë zgjidhur problemet që lanë mes tyre. Edhe në zgjedhje fshihet pas Metës. Edhe mbështetja ka rënë. Nuk është problemi i demokratëve akuza e korrupsionit që ka Sali Berisha. Berisha duhet të zgjidhë problemet me drejtësinë dhe të kthehet më pas”

Roli i SPAK?
Në analizën në studio me gazetarin Nertil Agalliu vlerëson rolin e SPAK

“SPAK po vepron me integritet dhe nuk po tërhiqet nga asnjë presion politik. Ata që shkelin ligjin duhet ta dijnë që do të përballen. Edhe ne po ndërtojmë ëngjëjt tanë mbrojtës të tokës, pronës dhe të drejtës tonë”

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Duro: 24/10/2023 14:40

    hik tani like, te doli rroga e muajit e kreve misionin. cdo her e me shume po i ngja nard noks me konstatimet e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?