Kronikë

Afera e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon para SPAK Vladimir Qirjazi, zyrtari që doli kundër Sali Berishës: Më kërkuan të firmosja

26 Shtator 2022, 13:04| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 17:06

  • Share

TIRANË- Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për aferën e ish-klubit ‘Partizani’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Qirjazi u pyet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij. Në një prononcim për mediat, ish-gjenerali tha se ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa i ka kërkuar të firmosë shkresa për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Pak ditë më parë, në pyetje nga SPAK si persona që kanë në dijeni u morën ish-ministrat e Mbrojtjes në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, Fatmir Mediu si dhe Gazment Oketa. Ndërsa për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai, e cila po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

I vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani ishte Gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim. Sali Berisha përdori ministrin e Mbrojtjes dhe zyrën anti korrupsion në Kryeministri, për t’u bërë presion me kontrolle korruptive dhe shkarkim Gjeneralit Vladimir Qirjazi. Ai Një dëshmitar i çmuar, i cili u mor në pyetje nga SPAK si person i informuar mbi faktet rreth një muaj më parë.

Si komandat Komandës Mbështetëse që administron shumicën e pronave ushtarake, Vladimir Qirjazi, në Mars 2009, ishte urdhëruar nga ministri i Mbrojtjes, Gamend Oketa, urdhrin për t'u përgatitur nënshkrimi i kontratës dhe për t'i dorëzuar kompleksin Partizani  Jamarber Malltezit dhe trashëgimtarëve të tjerë si akti i fundit i procesit të privatizimit.

Qirjazi refuzon pasi sipas tij i takonte Ministrisë së Mbrojtjes, që administronte struktura ushtarake, që të nënshkruajë kontratën dhe jo atij, dhe së dyti dokumentacioni ishte i paplotë. I gjendur nën presionin e Berishës, Oketa e kërcënon gjeneralin se do të merreshin masa ndaj tij nëse nuk firmoste.

''Ministri me kërkoi që unë duhej të firmosja pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij. Unë i thashë se nuk mund të firmosja pa plotësuar praktikën përkatëse dhe se nuk e di pse duhet ta bëjmë me urgjencë. Më tha se kjo punë mund të shkojë deri në masë, dhe unë ju përgjigja se mund të bëni si të doni, por kjo nuk është aspak e drejtë. E mbyllëm bisedën duke i thënë se si do ndjeheshit ju zoti ministër nëse nesër për shkak të problemeve ligjore të praktikës, përsëri një gjeneral i ushtrisë të jetë dëshmitar në gjyq për problemet që mund të kenë privatët që pretendojnë blerjen e kësaj prone. Ja përsërita se kjo nuk ka aspak sens zoti ministër, ndaj dhe dua që edhe ju të rishikoni urdhrin tuaj'', ka rrëfyer gjeneral Qirjazi për Report Tv.

Më tej, gjeneral Qirjazi kërcënohet nga një inspektim abuziv nga zyra anti-korrupsioni i Berishës në Kryeministri. Një nga dy inspektorët e emëruar nga Oerd Bylykbashi ishte pikërisht një nga ish-pronarët, Ilir Kadiu. E vetmja zgjidhje për Berishën ishte largimi nga ajo detyrë e Vladimir Qirjazit në shtator të vitit 2009 dhe  më pas lirimi nga Forcat e Armatosura në vitin 2011.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. 

Po kush janë personat e implikuar dhe përfituesit e kësaj afere? 
Nuk ka dyshime se orkestruesi është Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi dhe rrjedhimit e të bijës Argita.  Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë. Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %. 

Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar; te ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish ministri i Financave, Ridvan Bode, ish ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

Ora 14:44
Afera e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani', Qirjazi: Më kërkuan firmosjen e dokumenteve të privatizimit

 

Në përfundim të marrjes në pyetje nga SPAK, ish gjenerali Vladimir Qirjazi foli para mediave duke thënë se ish ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa i ka kërkuar të firmosë shkresa për privatizimin e ish-klubit Partizani.

“Unë i qëndroj versionit që kam kryer procedurë të ligjshme si shtetar i këtij vendi. Në çdo kohë që do të më jepej mundësia që të punoja për shtetin, do të bëja të njëjtën gjë që ka të bëjë vetëm me ligjet dhe forcimin e shtetit shqiptar. Unë kam deklaruar atë praktikë pune që kam bërë me të gjithë stafin tim të linjës vertikale, horizontale dhe vartësve të mi që gjithçka të ishte në përputhje me ligjet. Nuk e di çfarë është bërë më vonë.

Jam pyetur për periudhën që kam qenë komandant i mbështetjes logjistike nga korriku i 2008 deri në shtator të 2009 kur jam transferuar në Forcat e Armatosura. Unë kam përdorur praktikën shkencore/ligjore me eprorët e mi dhe linjën e varësisë. Firmën nuk ma ka kërkuar njeri, firmën e ka kërkuar shkresa e ardhur nga Autoriteti i Ministrisë së Mbrojtjes. Aso kohe, ministër mbrojtje ka qenë Gazmend Oketa”, tha Qirjazi.

Ora 14:09
Intervista e gjeneral Qirjazit për Report Tv: Si më larguan përgjithmonë nga Forcat e Armatosura

 

Sot u paraqit në SPAK për të dëshmuar Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili ka qenë i vetmi zyrtar që ka kundërshtuar Sali Berishën për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.  

Gjeneral Vladimir Qirjazi, në dhjetor 2011 me propozimin e Gjunkshit dhe Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe me firmën e Bajmiri Topi përjashtohet nga forcat e armatosura, pa askënd në krah, madje as me ndryshimin e qeverisë, që do ta merrte ndonjëherë në mbrojtjen e tij. Në një intervistë të dhënë për Report Tv në maj 2021, ai tregonte çfarë ndodhi.

"Në dhjetor të 2011 për çudi pa asnjë lloj dijeni që unë kam dalë në reformë e quajnë ata , një relacion i ish shefit të shtabit të përgjithshëm Gjeneral Xhemal Gjunkshi dhe i firmosur nga ish ministri i Mbrojtjes Imami dhe më kanë nxjerrë në rezervë. Kam iku nga FA në një moment që vërtet kisha mundësi të jepja. Jo për përvojën që krijon cilido kuadër, jo për nga vendi, por për përvojën e fituat nga misionet jashtë vendit dhe shkollimet jashtë vendit, misioni me OKB, dy herë misione me NATO-n, i arsimuar një vit në SHBA, i kthyer vërtet me përvojë praktike dhe teorike në një moment të caktuar gjendjesh përballë një urdhri të paarsyeshëm për mua vetëm se... Natyrisht unë ndoqa procedurat e mia dhe mu tha e drejta e këtij lirimi të padrejtë, të drejtë e mora për tu rikthyer në FA dhe të drejtat financiare që më takonin por që nuk më rikthyen dhe në 2019 për shkak se kisha plotësuar sipas tyre dhe nuk doja të vazhdojë në procese gjyqësore më nxorën prerësi në lirim. Më vjen keq për pamundësinë e dhënies së përvojës time të fituar me shumë mund, me shpenzim të shteti shqiptar, që në një moment të caktuar e bën zero", tha gjeneral Qirjazi

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/09/2022 02:43

    I nderuari gjen.Vladimir Qirjazi eshte <<leit.col.Alexander Vindman>> shqiptar.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 26/09/2022 18:14

    Keshtu duhet te ishin gjeneralet e ushtris. Hallall njeri I ndershem dhe mjaft i drejt me detyren Jo si ca bythlepires qe per te perparuar ne karrier cfar skan ber. Jo me llafe por e njoh mjaft mir se kam qen anetar I forcave te armatosira ne kohen qe e shkarkian dhe e larguan qent e saliut te zi. Jo vetem ky por edhe raste te tjera,flagrant eshte koloneli i armatim- municipnit ne MM ne kohen e ngritjes se fabrikes famkeqe te zenit ne gerdec e larguan se kundershtoi me forc kriminelat. E sa e sa raste te tjera,qe nuk i mbanin ison qenve. Po do zoti dhe kjo nuk do jet fars qe kemi pare nga 30 vjet dhe me ne fund te vendoset njeher te vetme drejtesia e munguar. Se kriminelat kan ber kobin nga 30 vjet.

    Përgjigju
  • te lodhur: 26/09/2022 15:08

    Leviz me shpejt o SPAK se u be femija plak e ti korrupsjonin s'e ke kap.

    Përgjigju
  • ela: 26/09/2022 15:03

    sa te jete Kraja, dhe Amerika as Berisha dhe as Meten nuk e gjen gje,pse si u arestuan Thaci me shoke,me shume ka gjasa te arestohet Rama me shoke se Meta e berisha.Sa te jete leku dhe Amerika blihet

    Përgjigju
    • Cubi: 26/09/2022 18:18

      Mese e vertet se kete kemi par deri tani. Ka shum mundesi qe te shkoj Rama para ketyre kriminelave e ata te vazhdojn te djegin e shkaterrojn sic kan ber deri tani!!!!!!!!!!!! Sdi cfar duhet me ber me shum qe te paraqitesh para organeve te drejtesis.

  • Gent: 26/09/2022 14:37

    Prandaj e late pa pune dhe pa asnje suport. Prandaj as qe menduat ta vendosnit ne ndonke vend ku vendoset te gjithe Gjeneralet dhe ish gjeneralet. Ju jemi me keq se Berisha.

    Përgjigju
    • Tahip Rëndshëm: 26/09/2022 19:15

      Shkoni e shikojeni pasurinë e tij në Livadh ( Sarandë) pastaj cmojeni për trimëri. Meqë ka qenë burrë i ndershëm e kam llafin.

    • Tahir tarfyci: 26/09/2022 18:22

      Tani eshte mjaf vone gjenerali ne te koh ishte ne prag pensioni. Dhe tani normalisht ndodhet ne pension. Ky vend ka qen ne duart e qenve qe vrisnin e prisnin ne te katra anet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?