TIRANE- Eriola Hoxha, bashkëjetuesja e ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, është e pandehura e pestë që SPAK ka marrë për çështjen e ndarë të Inceneratorit të Elbasanit.
Krahas ish bashkëshortes së së tij, Albina Mançka, edhe avokatëve të Hoxhës i janë komunikuar dje (26 mars 2024) akuzat për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, si dhe 'pastrim parash'. Akuza iu komunikua avokatëve pasi Hoxha ndodhet në arrati me ish zv. Kryeministrin ku mendohet se jetojnë në Zvicër.
Hetimet për fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit do të vijojnë deri më 22 qershor 2024, ndërsa prokuroria ka vendosur edhe sekuestrimin e 2 vilave, një në Palasë dhe një në Hamallaj, e para në emër të Mançkës dhe e dyta në pronësi të Eriola Hoxhës. Janë sekuestruar gjithashtu dy llogari bankare dhe 4 apartamente, që sipas akuzës janë produkte të korrupsionit.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se pritet të ketë edhe persona të tjerë që do merren të pandehur, kryesisht biznesmenë që kanë bashkëpunuar me Arben Ahmetaj. Mbi ish zv. Kryeministrin rëndojnë akuzat për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie. Dy bashkëpunëtorët e tij, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, bosët e inceneratorëve, do të përgjigjen për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave. Akuzat u janë komunikuar avokatëve të pandehurve pasi të 3 janë në arrati, ndërsa GJKKO ka vendosur masë sigurie arrest me burg.
Lidhur procedimin e parë për inceneratorin e Elbasanit GJKKO ka dënuar Ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka me 5 vjet e 8 muaj burg si dhe iu sekuestruan aksionet në kantinën e pijeve në Durrës në vlerën e korrupsionit, 3.7 milionë euro. Për të njëjtën çështje, ish-deputeti Alqi Bllako u shpall i pafajshëm. Në total, GJKKO dha 33 vjet burg për tetë të pandehurit e kësaj dosjeje.
Te zbatohej keshtu ligji per te gjithe sot do ja kishim kaluar edhe amerikes. Familjaret e politikaneve, ministrave,ish ministrave, kryeministrit dhe ish kryeministrave notojnd ne luks. Te gjithe kaq te zote qenkan?? Jei Spak po pate takat per te gjithe njelloj.
PërgjigjuAh t ngopsha Erjolen per Respektin e treguar ndaj Shqiptarise, or kapsllek Shtetari!
PërgjigjuA mos u ngopsht.Ne burg u pafshim te gjithe o hajduta te pangopur
Përgjigju