Arben Dervishaj

Afera me inceneratorin e Fierit, Arben Dervishaj sërish kërkesë për GJKKO: Kam probleme shëndetësore, më zbusni masën e sigurisë

30 Janar 2023, 12:55| Përditesimi: 30 Janar 2023, 14:51

  • Share

Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Këtë të hënë ai vetë nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa mbrojtësit kanë pretenduar se po vuan nga probleme shëndetësore, raporton gazetarja e Repor Tv, Keti Banushi.

GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave. 3 mjekët ekspertë, u paraqitën këtë të hënë ku u betuan para togave të zeza. Kujtojmë se pak kohë më para në paraburgim humbi jetën Enver Sheshi nga ataku kardiak, i arrestuar po për llogari të hetimit në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Report Tv siguroi dosjen e plotë të SPAK, për 11 urdhër-arrestet në lidhje me inceneratorin e Fierit. SPAK konsideroi se të 11 të akuzuarit, 5 prej të cilëve të arrestuar, ekziston rreziku i ikjes pasi mund të dënohen nga veprat penale për të cilët dyshohen, dhe për këtë arsye argumentohet caktimi i arrestit me burg për ta.

Arben Dervishaj, në kohën që ishte mbikëqyrës i punimeve tek inceneratori i Fierit, miratoi dhe pasqyroi në shtet situacione, shërbime dhe pajisje që nuk janë realizuar, për të justifikuar pagesat e kryera nga institucionet shtetërore që kapin vlerën e 4 milionë eurove. Për të kryer këtë shërbim ndaj përfituesve të aksionerëve të inceneratorëve, Dervishaj ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me të gjitha faturat e paguara nga Klodian Zoto. Herën e parë në 2017-ën për të parë ndeshjen Juventus-Barcelona në Torino, më pas me të bijën në Tel Aviv dhe për herë të tretë në 2019-ën po në Torino për ndeshjen Juventus-Ajax. Në këtë ndeshje, Dervishaj nuk ishte i vetëm, teksa shkoi nën shoqërinë e Klodian Zotos dhe Alqi Bllakos. Zoto, vetëm për ndeshjen, për të tre pagoi 5040 Euro.

Komento

Komente

  • aldi: 07/02/2023 16:43

    cojeni ne shtepi,,,se i ka marre koka ere.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?