Afera me inceneratorin e Fierit, përfundon mbrojtja e të pandehurve! Vendimi i GJKKO-së në 25 shtator

11 Shtator 2023, 13:17| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 14:00

  • Share

Mbrojtja e të pandehurve për incenartorin e Fierit ka përfunduar. Më 25 shtator GJKKO do të vendosë për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë.

Në seancën e kaluar, (6 shtator) ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka shfajësoi veten përballë akuzave lidhur me inceneratorin e Fierit. I pranishëm në GJKKO në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes, ish-ministri tha ndër të tjera se nuk ka pasur fuqi vendimmarrëse në këtë çështje dhe se vetëm ka ekzekutuar. 

seancën e konkluzioneve të mbrojtjes, ai tha se kërkon drejtësi, ndërsa akuzoi Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin si autorët e kallëzimit penal të bërë ndaj tij.

“Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova që janë kriter themelor i proçesit penal. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit”, u shpreh ish-ministri në gjykatë.

SPAK ka kërkuar 10 vjet burg për Lefter Kokën, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, i njëjti dënim i kërkuar ndaj tij edhe në procesin për inceneratorin e Elbasanit. Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite. Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkon përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj.

Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Dënimet që kërkon SPAK
Lefter Koka - Ish ministri i Mjedisit - 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako - Ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit - Kërkohen 7 vite burg. Me gjykim të shkurtuar  4.8 vite burg
Klodian Zoto -  Administrator i kompanisë koncensionare - Kërkohen 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar të vuajë 8 vite burg
Pellumb Abeshi  Ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit  - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj -  Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri  - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj  - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri - Anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj - Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit  - Kërkohen 4 vite me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 Administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim) - Kërkohen 8 vite burg. Është pranuar gjykmi i shkurtuar
Arjola Kodra - Administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim ) - Kërkohen 3 vite burg, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi  - Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj - Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani - Administrator i 'Froggy”sh.p.k, ) - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla - Administrator i 'Itneg”sh.p.k - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avokati: 11/09/2023 13:51

    Qe ti biem shkurt, Ai hallexhiu qe vodhi dritat per 500 - 600 mij lek se shkishte te paguante u deenua me 4 vite burgim, keta qe vodhen miiljona euro kerkohet denim me 6 vite, 2 vjet i bon paraburgiim keta, tani dalin per sjellje te mir me detyrim paraqitje e ?, braaavoooo, shum mire drejtesia e re e Amerikanlesheve qe po na e shesin si drejtesi hyjnore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?