VIDEO/ Afera me privatizimin e kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje Isa Taren, ish-drejtori i Klubit

21 Dhjetor 2022, 11:40| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 12:53

  • Share

TIRANË- Isa Tare, ish-drejtori i Klubit Partizani është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për t’u marrë në pyetje lidhur me një nga aferat më të mëdha korruptive të ‘klanit Berisha’, atë të privatizimit të kompleksit Partizani. Ai ka qëndruar për rreth 1 orë në SPAK, e ndërsa në përfundim të marrjes në pyetje nuk ka folur për mediat.

Ashtu si kurse është bërë me dije edhe nga investigimet e bëra nga Report Tv, Tare ka deklaruar më herët për Report Tv se ka qenë Sali Berisha i cili ka ndërhyrë për privatizimin e këtij kompleksi ku u ndërtuan pallate nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

“Unë besoj se ky hetim duhet të shkojë deri në fund që të zbardhet problemi i privatizimit të klubit sportiv Partizani, ku unë kam qenë që nga viti 1958 deri në 2005, kur u largova si ish-drejtor i klubit. Kjo ka qenë nga ndërhyrja që ka bërë ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ndërhyrja kryesore ka qenë e  ish-kryeministrit Sali Berisha, që i interesonte që ta merrte këtë pronë padrejtësisht dhe u shkatërrua një klub me tradita mbi 50-vjeçare”, ka thën ai më herët. 

Ai ka treguar se si rrodhën ngjarjet deri te prishja e kompleksit të vjetër, duke thënë se e hoqën nga puna duke dërguar ish shoferin e autobusit që të dërgojë zarfin me shkarkimin dhe në vendin e tij vunë ish futbollistin Afrim Tolja.

“Unë kam qenë dëshmitar i prishjes së kompleksit, pasi deri në 2005 kam qenë drejtor i klubit të Partizanit. Nga 1995. Unë e kisha jashtëzakonisht merak klubin, por në atë kohë u ndërrua pushteti e mori PD-ja dhe dhëndri i Sali Berishës, duke patur përkrahje nga ky i fundit, dhanë urdhër për të më larguar mua. Tani kanë bërë një 15 kulla duke prishur gjithë atë klub të mrekullueshëm. Ishte diçka e jashtëzakonshme për kohën. Unë nuk kam zemër të kaloj në atë vend sepse kam kaluar të gjithë jetën timë,”-deklaron Isa Tare, ish-drejtor i shumësportëshit te Partizani.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash.  Më herët, ka qenë në SPAK  ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ai është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani',  e ndësa pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. 

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.  Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro. E gjithë dosja për privatizimin e “Kompleksit sportiv Partizani” ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lola: 21/12/2022 14:36

    Kokra pleres ska lene shpi e godine pa shit te klubi partizani, prishi dhe mensen dhe palestrat i shenderroj ne prone provate Magazinat i leshoi me qera derisa i privatizuan Dhe ne fund i shiten te gjithe klubin bllok Dhe gjoja kto qe ishin pronar te klubit moren hyrje e dyqane venalite e tiranes nga hasi e mirdita.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?