Ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi nuk heqin dorë nga kërkesa për revokim të masave “arrest në shtëpi”. Të njëjtën kërkesë ata e paraqiten edhe në seancën e kësaj radhe ku u njohën me hetimet dy mujore, ndërsa gjykata do të shprehet ne 30 korri. Berisha kesaj here përfaqësohej nga avokatja Klodian Gjyzari e cila mbrojti edhe Fredi Belerin.
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 30 korrik vendimin nëse do të pranojë apo jo kërkesën e avokatëve të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, që kërkojnë revokim të masës “arrest në shtëpi”.
Në seancën e kësaj të premteje ish kryeministri Berisha kishte ndruar mbrojtës dhe përfaqësohej nga avokatja Klodiana Gjyzari, e cila më herët ish kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Belerin. Ndërkohë mungonte avokati Genc Gjokutaj. Prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja paraqiten rezultatet dy mujore të hetimeve, ku nga avokatët për disa akte u kërkua papërdorshmëria dhe pavlefshmëria e tyre.
Ndërsa në lidhje me kërkesën e avokatëve një seancë me parë për ti marrë falas fashikujt hetimor, edhe SPAK edhe GJJKO pranuan qe meteriali ,tu vihej në dipozicion në mënyrë elektronike .
Edhe në ketë seancë spak kërkoi vijimin e masës arrest shtepie si për Berishen ashtu edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, deri në përfundim të hetimeve. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.
Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.
Kjo Gjyzari e shkarkuar nga vetingu si ish gjyqtare, ka dhe hetim në SPAK, bën edhe Avokaten e Berishës. Të mbyllë një herë problemet penale të sajat pastaj të mbrojë të jerët.
PërgjigjuKlodjana Gjyzari ari ska çi bo Sali Bajgēs. Sali Bajgēs dhe zoti tē zbresi nē tok se shpēton dot nga burgu. Sali Bajga jo vetēm qē do shkoi nē burg por do mari me vete dhe sy peshkaqenin dhe dhēndrin e tij hajdut Jamarbēr pederastin.
Përgjigju