TIRANË- Vendimmarrja e gjyqtarit të seancës paraprake për dosjen “Partizani” po duket si një mision i pamundur në Gjykatën e Posaçme. Edhe këtë të martë seanca u shty. Avokati i njërit prej të pandehurve nuk u paraqit, pasi ndodhej në një proces paralel po në këtë gjykatë.
Seanca ishte parashikuar në orën 14.00, por avokati Sokol Hazizi i cili mbron biznesmenin Fatmir Bektashi, nuk u shkëput nga seanca e dosjes “Plumbi i artë” që kishte nisur që në orën 10-të paradites, megjithëse u prit rreth 60 minuta nga prokurorët, gjykata dhe avokatët e tjerë.
Në këto kushte gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi ta shtyjë seancën për të premten e 18 prillit në orën 09:30 ku pritet të dëgjohen prokurorët dhe gjykata të japë vendimin.
Të pandehur në aferën Partizani janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë. Prej 24 tetorit të vitit 2024, gati 6 muaj tashmë, seanca vetëm është shtyrë përmes makinacioneve të ndryshme. Në dy herët e fundit avokatët, një herë i Malltezit e më tej i të pandehurit XHimi Begeja paraqitën raporte mjekësore si të sëmurë.
Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për korrupsion pasiv, masë të cilën e ka ankimuar në Gjykatën e Lartë. Dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Po këtë të martë edhe gjykata e lartë shtyu për në 22 prill shqyrtimin e rekursit për masat e sigurisë për Berishën pasiv dhe dhëndrin e tij Malltezit.
Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Shqetësimin për zvarritjen e seancave e ngriti një ditë më parë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjatë raportimit para KLP, Dumani tha se zvarritja e seancave paraprake po kthehet në shqetësim, ndërsa theksoi se rrezikohen edhe afatet e paraburgimit.
Komente

Kjo ceshtje u kthye ne /hiqe e mos e keput/,s.d.q kesaj radhe mungesa me se e justifikuar,sepse avokati ndodhej ne nje gjyq tjeter,bile te rendesishem qe lidhet me /Plumbin e arte/,tregoi nje problem qe po ndodh e po perseritet rendom ne drejtesine tone-perplasja e orareve.Tani ne e dime qe per shkak te vetingut nuk ka mjaftueshem njerez ne drejtesi,por a nuk do te ishte mire qe te ishte nje grafik oraresh e ceshtjesh qe njerezit e drejtesise t'a kene si pike referimi e te mos krijohen perplasje ceshtjesh?! P.sh ne rastin konkret avokatit i duhej te ishte ne dy gjyqe,nese grafiku i gjyqeve do te ishte gati qe me pare,avokati mund t'a kishte paraqitur kete qe me perpara dhe keshtu mund te ishte zgjedhur nje dite tjeter per te pakten njerit prej gjyqeve pa krijuar perplasje grafiku e pa shkaktuar deshtim seance.
PërgjigjuKjo gjykatese nuk ka lidhje me konceptin e drejtesise. Po luan edhe rolin e gjykateses edhe te avokates mbrojtese te Berishes e Malltezit. As Argita Berisha nuk do te ishte kaq favorizuese ndaj babes e burrit te saj sa kjo Davidhi.
PërgjigjuVazhdon loja e Berishes e Co. dhee gjyqtares F.Davidhi me nervat e shqiptareve.Gjykata GJKKO e vene ,ndofta dhe me porosi te kryetarit te saj filogrek,Erjon Bani,ne sherbim te klanit Berishist e familjes se tij.Heren tjeter perseri do shtyhet gjyqi,sepse ben vaki ,te mos paraqitet vete gjyqtarja ose perseri do mungoje ndonje tjeret avokat,sepse e ka zene barku dhe ka mbetur ne banje...Kulmi i talljes me shqiptaret dhe perdorimi i sistemit te drejtesise ne sherbim te familjes.Po vertetohet thenia e dikurshme e Romeo Karait se gjykatat e prokurorite jane ne sherbim te Berishes dhe ai do gjykohet kur Ai te doje vete e tu jape urdher qe te vijojne gjyqin.Deri atehere ka ende kohe!
PërgjigjuMund te thuash pa frike qe gjyqet ne Shqiperi jane aq serioze sa,fale seriozitit jane trasformuar ne cirqe te vertete !!
O Shqiptar shikoni se çfar PADREJTĒSIE ka Shqipria plerat e kti rruzulli Toksor jan kta wc ēt e padrejtēsis. Por kur kto lloi qelbēsirash tē padrejtēsis kan gjet shesh le tē bējn pērshesh.
Përgjigju