Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për "arrest shtëpie" ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Seanca që ishte përcaktuar për t'u mbajtur ditën e djeshme u shty për sot në orën 09:00 kur edhe u mor vendimi për ankimin e Sali Berishës. Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.
Vendimi i plotë nga Apeli i GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:
Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Lajmi kryesor:
Afera 'Partizani'/ Malltezi merret në pyetje për 4 orë nga SPAK! Sulmon prokurorët si vjehrri! Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Berishën
B.V/ReportTv.al